LAJMI I FUNDIT:

Nëna heroinë që i rriti e vetme dy djemtë e iu bën yje futbolli – Ajo e ka zemrën e ndarë në dysh në derbin e Madridit pas njëri djalë luan te Atletico e tjetri te Reali (Foto)

Nëna heroinë që i rriti e vetme dy djemtë e iu bën yje futbolli – Ajo e ka zemrën e ndarë në dysh në derbin e Madridit pas njëri djalë luan te Atletico e tjetri te Reali (Foto)

Për Py Laurence, nënën e Lucas dhe Theo Hernandez, ndeshja derbi e Madridit, nuk do të jetë vetëm një ndeshje e radhës.

Ajo këtë ndeshje do ta shoh si fundin e një udhëtimi të gjatë dhe këmbënguljen që kishte për djemtë e saj.

E gjitha filloi me një nënë që ishte e vetme, duke u kujdesur për dy fëmijë dhe duke i marrë ata nga stërvitjet për ditë në ditë në Rayo Majadahonda.


Të dy donin të ishin futbollistë dhe ajo bëri gjithçka që mundi për tua siguruar këtë mundësi që ata të bëhen pjesë e lojës.

“Unë nuk mund të kërkoj më shumë,” tha ajo pasi pa fëmijët e saj që tanimë janë bërë burra”.

Kur ishin të ri dhe luanin në moshat e Atleticos

“Është hera e parë që ata përballen me njëri-tjetrin, kështu që unë dua kujtoj që ata duhet të kujdesen për njëri-tjetrin”.

“Do të jetë e bukur t’i shoh më shumë se çdo gjë, do të jem krenar. Është sikur po jetoj një ëndërr”.

Laurence me fanellat e të dyve

Ajo do t’i shohë në Metropolitano të shtunën në mbrëmje, ndërsa ato do të hyjnë në librat e historisë. Por për kë do të bëj tifo ajo.

“Zemra ime është e ndarë, ashtu siç është me Lucasin dhe Theon”.

“Ata fillimisht janë fëmijët e mi e pastaj sportistët. Për mua, nuk ka ndryshim, ata janë të barabartë”.

Krenare me djemtë e saj

“[Zinedine] Zidane është shumë e lumtur me Theo. Unë ende nuk mund t’i besoj evolucionit të tij, pasi dy vjet më parë ai ishte në stol”.

“Ëndrra e tij ishte të arrinte aty ku ishte. Ai është shumë i lumtur, nuk pendohet për asgjë”.

“Unë gjithmonë i jap atij këshilla, për të punuar dhe për të luftuar. Ai ende ka hapësirë për përmirësim”.

Ajo ende ju jep këshilla Lucasit dhe Theo Hernández

“I them atij se ai duhet të japë gjithçka, ai duhet të mësojë shumë, të luftojë dhe të jetë serioz dhe përgjegjës”.

“Ai është një fëmijë dhe ai ka nevojë për mbështetjen e nënës dhe vëllait të tij”.

Laurence gjithmonë ka pasur kohë për fëmijët e saj dhe si një nënë, u jep këshilla jo vetëm për jetën, por edhe për futbollin.

Kur ata nënshkruan kontrata profesionale

“Gjithmonë i them Lucasit të jetë i duruar, se momenti i tij do të vijë”, tha ajo për djalin e saj më të madh, i cili luan për Atleticon.

“Unë flas shumë me ta dhe u jap këshilla kur nuk luajnë”.

Tani me një rol shumë më të rëndësishëm  për skuadrën e Simeonies, Laurence e di se duhen tashmë më shumë këshilla për ta ndihmuar Lucasin.

Të shtunën, ai mund ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë në derbin e Madridit dhe nëna e tij krenare do të jetë aty për ta përkrahur, ashtu siç gjithmonë ka qenë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Kalo në kategori