LAJMI I FUNDIT:

Revolucion te Barcelona, klubi vendos 10 lojtarë në shitje (Foto)

Revolucion te Barcelona, klubi vendos 10 lojtarë në shitje (Foto)

Klubi i madh spanjoll, Barcelona ka vendosur të bëjë revolucion në skuadër me 10 futbollistë që i ka cilësuar si të panevojshëm dhe i ka vendosur në shitje.

Barcelona pritet të bëjë revolucion në skuadër gjatë vitit 2018, me shumë lojtarë që do të largohet gjatë janarit, dhe disa të tjerë gjatë verës.


Trajneri Ernesto Valverde që nga ardhja e tij nga Athletic Bilbao në verë ka arritur ta këndell klubin katalunas, duke mos pësuar asnjë humbje në kampionat, kupë dhe Ligën e Kampionëve.

Vermaelen i penduar se qëndroi te Barcelona gjatë verës
Lexo po ashtu Vermaelen i penduar se qëndroi te Barcelona gjatë verës

Sipas gazetës spanjolle Marca, trajneri spanjoll ka ndarë skuadrën në lojtarë të rëndësishëm dhe të parëndësishëm për projektin e klubit.

Kështu, 10 futbollistë që po luajnë më pak këtë sezon kanë rezultuar si të parëndësishëm dhe mund të shiten nga klubi gjatë dimrit apo edhe në verë më së largu.

Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm
Lexo po ashtu Valverde ndan skuadrën në katër pjesë: Lojtarët e paprekshëm, zëvendësues, të dorës së dytë dhe të panevojshëm

Kjo vjen, edhe si arsye se Barcelona ka nevojë për të ardhura prej rreth 150 milionë euro, nga të cilat 50 duhet të vijnë nga shitja e lojtarëve, për të qenë në gjendje të vazhdojnë të merren me shpenzimet e mëdha në faturën e pagave, që është zvarritur për disa vite.

Jasper Cillessen
Aleix Vidal
Lucas Digne

Lista e lojtarëve që janë të lirë të largohet dhe të gjejnë një klub të ri fillon me portierin Jasper Cillessen, ndërsa pas tij vijnë edhe mbrojtësit Thomas Vermaelen, Javier Mascherano, Aleix Vidal dhe Lucas Digne.

Javier Mascherano
Thomas Vermaelen
Rafinha

Pas tyre në shitje janë edhe mesfushorët: Arda Turan, Denis Suarez, Andre Gomes, Rafinha dhe sulmuesi spanjoll Paco Alcacer. /Telegrafi/

Andre Gomes
Denis Suarez
Arda Turan
Paco Alcacer

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përleshja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori