Finalisti i vitit të kaluar, Cleveland Cavaliers nuk po arrin dot t’i bëjë dy fitore radhazi në NBA.
Cavs kanë pësuar përsëri humbje dhe kësaj radhe në udhëtim tek Houston Rockets me katër pikë diferencë 117-113.
Si në çdo takim për ‘Raketat’ edhe kësaj radhe më i miri në parket ishte James Harden.
‘Mjekrra’ pati paraqitje të jashtëzakonshme duke bërë ‘Triple Double’, me 35 pikë, 13 asistime e 11 kërcime.
Harden u ndihmua edhe nga Eric Gordon që shtoi 20 pikë dhe qendra Clint Capela me 19 pikë e 13 kërcime.
LeBron James ishte më efikasi tek mysafirët me 33 pikë dhe u ndihmua nga Jeff Green me 27 të tjera por të pamjaftueshme për fitoren e Cavs.
Fitore ka shënuar edhe Washington Wizards që ka mposhtur talentet e Los Angeles Lakers 111-95.
Jon Wall me 23 pikë, Breadley Beal me 22 dhe Oto Porter me 20 të tjera ishin më efikasit tek Wizards.
Ndërkohë Brook Lopez e Jordan Clarkson shënuan nga 15 pikë për Lakers, ndërsa Kuzma dhe Caldwell Pope shtuan nga 13 të tjera por që ishin të pamjaftueshme për suksesin e LA Lakers.
Në ndeshjet tjera të zhvilluara natën e mbrëmshme, bije në sy humbja e Oklahoma Thunder nga Denver Nuggets 102-94, fitorja befasuese e Sacramento Kings 109-108 nga Philidelphia 76ers si dhe fitorja e Toronto Raptors përballë New Orleans Pelicans 122-118. /Telegrafi/
Rezultatet:
Washington Wizards – LA Lakers 111:95
https://www.youtube.com/watch?v=3QMo-VvDEw4
Toronto Raptors – New Orleans Pelicans 122:118
Houston Rockets – Cleveland Cavaliers 117:113
https://www.youtube.com/watch?v=3fXkQy_-RYo
Sacramento Kings – Philadelphia 76ers 109:108
https://www.youtube.com/watch?v=_isfJWVXD9I
Denver Nuggets – Oklahoma City Thunder 102:94
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur