Bare flet për karrierën e tij te Atletico, shoqërinë me yje, lidhjen me vajzën e ndihmësit të Simeones dhe Kombëtaren Shqiptare
Keidi Bare, lojtari ekipit Kombëtar Shpresa, prej më se katër vitesh është pjesë e Atletico Madridit nga akademia dhe nga fillimi i këtij sezonit, është vënë nën urdhrat e skuadrës së parë të drejtuar nga Simeone. Megjithatë, për të qenë pjesë e lojës atij i duhet të fitojë duelin me lojtarë si Koke apo Gabi.
“Normal është shumë e vështirë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur. Bëhet fjalë për lojtar të formuar dhe është shumë e vështirë, por siç e thashë, asgjë nuk është e pamundur”, thotë Keidi Bare.
Megjithatë, si më i vogli i ekipit, Bare mbahet afër nga të gjithë, ku spikasim emra të mëdhenj të futbollit botëror si Fernando Torres, përcjell TCH.
“Portieri Moja, Saul, me Torres. Gabi është një lider në dhomat e zhveshjes ashtu si edhe në lojë. Ai më këshillon dhe më flet gjithmonë. Më jep detyra kur i thonë dhe kaq”, tha Bare.
Ndërkohë, që prej disa kohësh media spanjolle e përmendin veç aftësive të tij sportive, edhe për marrëdhënien me vajzën e zëvendësit të Simeones, German Burgos. Por, për Baren kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në karrierën e tij sportive.
“Unë tek Atletico kam vajtur me forcat e mia. Mund të funksionojë këtu në Shqipëri që po të lidhesh me vajzën e trajnerit të luash në formacion, por në Spanjë dhe kudo jashtë nuk funksionon kështu, edhe pse shqiptarët kanë një mentalitet të keq”.
“Për mua nuk do të thotë asgjë sepse unë e njoh shumë mirë veten time dhe punën e sakrificën që kam bërë për të arritur tek Atletico”, u shpreh Bare.
Edhe pse i fokusuar te Kombëtarja U21, Bare nuk e fsheh dëshirën dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e Kombëtares A.
“Unë jam tani i fokusuar tek Kombëtarja U21 dhe siç thashë më mirë vonë se sa kurrë. Unë jam i gatshëm të luaj si këtu ashtu edhe tek Kombëtarja A”, thotë futbollisti i Atletico Madridit.
Dhe kur e pyet nëse trajneri Panucci e ka komunikuar ndonjëherë për ta parë si alternativë, Bare përgjigjet: “Jo asgjë, asnjë komunikim”, shprehet Keidi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë