LAJMI I FUNDIT:

Keidi Bare: Po pres ftesën nga Panucci

Keidi Bare: Po pres ftesën nga Panucci
MADRID, SPAIN - JANUARY 10: Keidi Bare (L) of Atletico de Madrid competes for the ball with Helder Lopes (2ndR) of UD Las Palmas and his teammate Javier Castellano (R) during the Copa del Rey Round of 16 second leg match at Estadio Vicente Calderon on January 10, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Kohët e fundit ai është përfolur shumë për një lidhje me vajzën e zëvendës-trajnerit të Atletico Madridit, por ai beson se vendin në skuadrën madrilene e ka fituar nga këmbët e tij.

Në intervistë në emisionin “Zona gol” mesfushori I kombëtares U-21, Keidi Bare ka folur për situatën që po kalon dhe të ardhmen e tij.


“Ka qenë një ëndërr për mua që të bëhem pjesë e Atletico Madrid. Unë i kam hedhur hapat një e nga një dhe shpresoj që të jem pjesë e Atleticos. Këtu ku jam, jam falë këmbëve të mia. Lidhja ime me vajzës e trajnerit Burgos nuk ndikon në vendin tim”, u shpreh Bare.

Keidi Bare dashurohet në vajzën e një prej trajnerëve të Atletico Madridit (Foto)
Lexo po ashtu Keidi Bare dashurohet në vajzën e një prej trajnerëve të Atletico Madridit (Foto)

Futbollisti me origjinë nga Fieri ka folur me besim edhe për lidhjen e tij me ekipin kombëtar, ku në mënyrë indirekte i ka lëshuar një sinjal trajnerit Panucci që edhe ai kërkon një mundësi për kombëtaren.

“Nuk është asnjëherë vonë, ndaj edhe unë e pres ftesën time. Shpresoj shumë të marr një ftesë nga trajneri Panucci. Më saktë do të doja të më jepej mundësia”, tha Bare.

Futbollisti flet me shumë besim për të ardhmen e tij, ndërsa ndihet shumë i motivuar teksa është pjesë e një skuadre si Atletico, edhe pse nuk hedh poshtë mundësinë që të provojë një huazim.

Keidi Bare bën historinë te Atletico Madridi (Foto)
Lexo po ashtu Keidi Bare bën historinë te Atletico Madridi (Foto)

“Në këtë skuadër ku stërvitem çdo ditë është shumë e vështirë të gjesh hapësirë, por me shumë punë arrihet gjithçka dhe unë një ditë do të doja të isha atje. Kam menduar edhe mundësinë e huazimit në një skuadër, ku të kem më shumë minuta, por aktualisht jam pjesë e Atleticos dhe jam shumë i përqendruar”, u shpreh Kejdi Bare.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori