LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Maqedonia do t’i plotësojë kushtet për anëtarësim në NATO

Sheqerinska: Maqedonia do t’i plotësojë kushtet për anëtarësim në NATO

Republika e Maqedonisë me intensitet të përforcuar dhe reforma punon në plotësimin e kritereve dhe standardeve për anëtarësim në NATO, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në Bruksel, ku me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg sot merr pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve pjesëmarrëse në misionin “Përkrahja vendosëse”.

“Zgjedhjet me sukses të zbatuara treguan se Republika e Maqedonisë mund të jep rezultate. Jemi të vetëdijshëm se anëtarësimin e plotëfuqishëm në NATO duhet ta meritojmë. Në këtë kontekst, ju bind se Republika e Maqedonisë do të tregojë përparim në të gjitha sferat ku Aleanca ka detektuar probleme në të kaluarën. Qëllimi i ynë është që Republika e Maqedonisë të bëhet vendi anëtar i 30-të i NATO-s”, tha ministrja.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në mbledhjen, ministrat e mbrojtjes e shqyrtuan gjendjen e sigurisë në Afganistan dhe diskutuan për zhvillimin e mëtejshëm të operacionit të NATO-s në Afganistan, “Përkrahja vendosëse”.


Ministrja Sheqerinska e ka theksuar përkushtimin e Republikës së Maqedonisë në përkrahjen e përpjekjeve të NATO-s për përparimin e kapaciteteve demokratike të Afganistanit dhe paralajmëroi kontribut të mëtejshëm të rritur të Republikës së Maqedonisë në operacionit e NATO-s.

“Në frymën e përkushtimit tonë ndaj vlerave që i ndajmë me NATO-n, Qeveria e Republikës së Maqedonisë mori vendim për rritjen e kontributit tonë në Afganistan në vitin 2008 për 20 për qind”, tha Sheqerinska.

Në suaza e mbledhjes, ministrja Sheqerinska, thuhet, ka kërkuar përkrahje për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO nga zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller, sekretari i përgjithshëm i SHBA-së, James Mattis, nga ministrat e mbrojtjes së RF të Gjermanisë, Ursula von der Leyen, Mbretërisë së Norvegjisë, Frank Bakke – Jensen dhe të Republikës së Italisë, Roberta Pinotti. Ministrja u takua edhe me ministrat e mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe të BeH-së, Marina Pendesh.

“Në mbledhjen ministrja u falënderua për bashkëpunimin aktiv dhe përkrahjen nga ana e RF të Gjermanisë në kuadër të kësaj komande dhe edhe një herë i ka shprehur angazhimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kontribut afatgjatë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm në sferën euroatlantike, por edhe më gjerë”, qëndron në kumtesë./Telegrafi/