Nata e 8 dhjetorit të vitit 1972 ishte e qetë, por e ftohtë, kur befasisht u shfaq nga drunjtë një aeroplan i tipit Boeing 737 i cili nis të bie. Ai madje shkatërroi kulmet e shtëpive në West Lone para se të përfundonte në shtëpinë e Veronika Kusulichit, duke e lënë të vdekur atë dhe bijën e saj Theresa, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i rrëzimit të fluturakes që u copëtua, humbën jetën 43 nga 61 pasagjerët që ishin brenda. Në mesin e viktimave ishte edhe Dorothy Hunt, gruaja e Howard Huntit, agjentit të dikurshëm të CIA-së i cili punonte për presidentin e atëhershëm të SHBA-ve, Richard Nixon.
Pesë muaj para aksidentit, agjenti Howard kishte organizuar gjithçka që të përgjohen zyrat e Partisë Demokratike, që më vonë çdi drejt aferës së njohur si Watergate. Ndërkaq, në kohën e aksidentit, ai ishte arrestuar për komplot.
Sipas disa pretendimeve, në aeroplan gjendeshin 11 persona që kishin lidhje me aferën Watergate. Përveç kësaj, e ndoshta edhe për shkak të 10 mijë dollarëve që janë gjetur në valixhen e Dorothy Huntit, që prej fillimit mendohej se qeveria kishte sabotuar rrëzimin e aeroplanit.
Edhe pse kishte rënë mbi dy centimetra borë, moti ishte mjaft i mirë dhe nuk ekzistonte kurrfarë gjase që kushtet atmosferike të kenë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit. Piloti ishte me përvojë, pasi kishte bërë mbi 18 mijë orë fluturime, kurse aeroplani ishte rrëzuar vetëm dy milje larg pistës nga ku ishte ngritur në ajër.
Pjesëtarët e FBI-së kishin dalë në vendin e ngjarjes më shpejt seç ishte pritur, dhe për disa orë kishin bllokuar qasjen në copëzat e mbetura të aeroplanit. Për këtë arsye, opinioni nisi të pyes se çfarë në të vërtetë ata kanë bërë aty.
Njëri prej personave që kishte folur haptazi se Qeveria ka gisht në rrëzimin e aeroplanit ka qenë Sherman Scholnik, hetues nga Chicago. Ai kishte dëshmuar para Komitetit për Sigurinë e Trafikut Ajror në vitin 1973, duke thënë se FBI kishte bërë komplotin e aeroplanit të aviokompanisë United Airlines. Natyrisht, bordi nuk e kishte pranuar mirë këtë teori të konspiracionit.
Scholnik besonte se Dorothy Hunt kishte pasur me vete dokumente që implikonte Nixonin, dhe se prapa gjithë kësaj qëndronte vetë presidenti. Ndërkaq, 10 mijë dollarët në valixhen e saj ishin “para për të heshtur” të gjithë ata që ishin në dijeni për aktivitetet e dyshimta të Nixonit.
Megjithatë, në raportin zyrtar thuhej se ishte pikërisht gabimi i pilotit që konsiderohej shkaku kryesor i aksidentit.
Detektivi privat Charles Colson ishte i bindur se Dorothy Hunt ishte vrarë për të mos dalë në opinion historia se si CIA kishte përgjuar anëtarët e Kongresit. Por, edhe pse Scholnik dhe Colson ishin detektivë të respektuar, në këtë rast opinioni nuk u ka besuar.
Rasti i aviokompanisë United Airlines, “553” do të mbetet një nga misteret që kanë brengosur personat e dhënë pas teorive konspirative. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit