LAJMI I FUNDIT:

Juventusi me ofertë sensacionale për Coutinhon, larg asaj të Barçës

Juventusi me ofertë sensacionale për Coutinhon, larg asaj të Barçës
during the Premier League match between Liverpool and Middlesbrough at Anfield on May 21, 2017 in Liverpool, England.

Klubi i madh italian, Juventusi po luan në mënyrë të bujshme në betejën për transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Interesimi intensiv nga Barcelona, PSG-ja dhe Real Madridi përpara hapjes së tregut kalimtar të janarit për Coutinhon ka arritur kulmin.

Por, këto skuadra të mëdha tani kanë një rival tjetër të fortë, me Juventusin që tani është duke i ofruar brazilianit një kthim në Itali, në kampionatin Serie A.


Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Zonja e Vjetër duan të kenë ish-mesfushorin e Interit në Serie A dhe janë të gatshëm të kalojnë të gjithë rivalët e për yllin e Brazilit.

Coutinho është në formë të lart që nga transferimi i tij te Reds (Getty Images)

Më pak se 18 muaj pasi kanë paguar mbi 90 milionë për transferimin e argjentinasit Gonzalo Higuain nga Napoli, Juve tani janë duke përgatitur një ofertë të frikshme për Coutinhon.

Kampionët aktual të Serie A janë të përgatitur të paguajnë plot 175 milionë euro për të bindur Liverpoolin që të shesë brazilianin kreativ.

Juve njohin nevojat e tyre për të rinovuar mesfushën e tyre dhe janë të përgatitur për të ndërtuar sistemin e tyre rreth Coutinhos.

Oferta është shumë më e lartë se ajo që Barça është e gatshme të ofrojë – një propozim prej 140 milionë euro, megjithëse 80 milionë janë fikse dhe pjesa tjetër e varet nga shpërblimet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Qëndrim në klubet e natës, mësohet arsyeja që u përjashtuan tre futbollistët nga Kombëtarja

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori