LAJMI I FUNDIT:

Integrimi evropian nuk është çështje dëshire, por punë dhe angazhim

Integrimi evropian nuk është çështje dëshire, por punë dhe angazhim

Integrimi evropian tërë këto vite na është prezantuar nga Qeveritë e Kosovës si një dhuratë nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), më temën: “Kosova, Integrimi Evropian dhe MSA-ja.

Konjufca ka theksuar se ata që e kanë proklamuar dhe përdorur kartën e integrimeve, kanë filluar ta shanë atë, se kinse sipas tyre, BE-ja tash po hakmerret ndaj nesh.


“A e dini pse jemi larg integrimeve evropiane, sepse pika kyçe është funksionimi i drejtësisë. E në vendon tonë krimi i ka duart e lira. Në Kosovë rrihen gazetarët në mesin e ditës. Kjo nuk ndodhë as në Rusi, sepse atje së paku i rrahin natën”, ka thënë ai.

Sipas tij,në Kosovë kërcënohet në gjysmë të ditës shefi i prokurimit nga kriminelët. Ai është njeriu i cili e ka në dorë çështjen se kujt duhet t’i shkojnë tenderët – paraja publike.

“Dhe te ne kemi ndryshim të vendit të punës nëse dikush e bën një krim kur është në krye të detyrës dhe në asnjë rast nuk përfundon në bankën e drejtësisë”, ka shtuar Konjufca.

Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet isufi, ka thënë se vendi ynë është ende larg mirëqenies dhe standardit të vendeve të BE-së.

Isufi ka theksuar se Qeveria Haradinaj ka vullnet që nga deklaratat boshe të kaloj në vullnet dhe veprim.

“Ne kemi pasur disa situata që nga paslufta e deri në këto ditë. Fillimisht me kompetencat e kufizuara të institucioneve të Kosovës, e më pas edhe më shpalljen e pavarësisë, kemi ardhjen e misionit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Por, kemi një qeveri që ka gatishmëri të marrë përgjegjësi”, ka shtuar ai.

Kryetarja e Komisionit për Integrimeve Evropiane, Blerta Deliu – Kodra, ka  thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim–Asocimit (MSA), rritë nivelin e përgjegjësisë së institucioneve të Kosovës, përballë atyre të BE-së, për zbatimin e obligimeve nga kjo marrëveshje kontraktuale.

Deliu–Kodra, ka theksuar se ata si Komision kanë kërkuar raport të një sërë dikastëresh qeveritare, veçanërisht në rrafshin e sundimi të ligjit, si njëra nga segmentet më të rëndësishme të integrimeve evropiane.

“Zbatueshmëria e ligjeve të cilat janë përafruar më ato të Bashkimit Evropian (BE), duhet t’i prekë qytetarët. Fusha tjera ku duhet të preken qytetarët janë: arsimi, sundimi i ligjit, përmirësimi i arsimit, rritja e konkueshmërisë”, ka shtuar ajo./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri

Lind fëmija me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në Shqipëri

Lajme
Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja

Hagë, Jakup Krasniqit i hiqet kollarja para se të nis seanca - reagon avokatja

Lajme
Vdekja e 26-vjeçarit që u ther me thikë në Prizren, arrestohet edhe një i dyshuar

Vdekja e 26-vjeçarit që u ther me thikë në Prizren, arrestohet edhe një i dyshuar

Kronika e Zezë
“Pse po zgjatë kaq shumë?”: Sarrazin takon mërgimtarë shqiptarë në Gjermani, flet për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën

“Pse po zgjatë kaq shumë?”: Sarrazin takon mërgimtarë shqiptarë në Gjermani, flet për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën

Lajme
Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit

Tetë vjeçarja sllovake përplaset për vdekje te Gjiri i Lalëzit

Lajme
Temperatura të larta në javën e dytë të korrikut, IKSHPK tregon se si duhet mbrojtur nga të nxehtit

Temperatura të larta në javën e dytë të korrikut, IKSHPK tregon se si duhet mbrojtur nga të nxehtit

Lajme
Kalo në kategori