Trajneri argjentinas i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka përfunduar në radarin e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.
Skuadra angleze mposhti 3-1 Real Madridin në ndeshjen e Ligës së kampionëve, dhe kjo fitore ka parë Pochettinon të dal në krye të listës së ngushtë të kandidatëve të Perezit për të pasuar trajnerin Zinedine Zidane në Real.
Sipas tabloidit anglez Daily Mail, Perez ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Pochettinon, duke iu referuar atij si “Poch” kur dy skuadrat u takuan në Madrid dy javë më parë.
“Unë kam shumë respekt për Florentinon. Jam i kënaqur nëse ndihet në të njëjtën mënyrë. Ai është gjithnjë miqësor ndaj meje”, ka thënë Pochettino për Radio Marca.
Pochettino gjithashtu i ka impresionuar tifozët e Realit duke deklaruar se kurrë nuk do mund të konsiderojë të punojë për Barcelonën për shkak të së kaluarës së tij me Espanyolin.
Pavarësisht se Zidane fitoi shtatë trofe në 19 muajt e tij te Mbretërit, ka pyetje në lidhje me aftësinë e tij për të udhëhequr skuadrën e re që klubi ka mbledhur.
Dhe këto dyshime u intensifikuan pasi Pochettino i dha një mësim futbolli Zidanes në ndeshjen e mesjavës në Wembley.
Në të vërtetë, pas kësaj, një editorial për gazetën spanjolle Marca, e cila është i afërt me Realin dhe Perezin, e ka quajtur trajnerin francez “të paditur”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh