LAJMI I FUNDIT:

VAR mungon në Kupën e Gjermanisë, drejtori sportiv i Leipzig i tregon gabimin gjyqtarit me telefon dhe në fushë fillon sherri (Foto/Video)

VAR mungon në Kupën e Gjermanisë, drejtori sportiv i Leipzig i tregon gabimin gjyqtarit me telefon dhe në fushë fillon sherri (Foto/Video)
U desh ndërhyrja e lojtarëve tjerë që gjakrat të ftohen

Nuk kanë fund polemikat në futbollin gjerman sa i përket gjyqtarëve.

Drejtuesit e ndeshjeve janë bërë ndër më të akuzuarit në vend së bashku me VAR-in nga klubet.


Por në Kupën e Gjermanisë, VAR nuk përdoret para fazës së çerekfinaleve dhe kjo ka sjellë pakënaqësi në ndeshjen kryesore mes Leipzig dhe Bayern Munich.

Kampionët aktual të Gjermanisë u kualifikuan në raundin tjetër falë ekzekutimit të penalltive, por ky nuk ishte lajmi në mediat gjermane.

Rangnick duke ia treguar videon e penalltisë gjyqtarit anësor

Ajo që bëri bujë ishte sjellja e drejtorit sportiv të klubit bardh e kuq, Ralf Rangnick pas përfundimit të pjesës së parë.

E gjitha ndodhi kur gjyqtari kryesor akordoi një penallti për Leipzigin në pjesën e parë dhe më pas anësori e anuloi një gjë të tillë duke i treguar kryesorit se ka gabuar.

Ka mjaftuar kjo që Rangnick të shpërthejë dhe në momentin e përfundimit të pjesës së parë të zbresë nga tribunat në fushë për t’i treguar gjyqtarit anësorë se kishte marrë vendim të gabuar për ta anuluar penalltinë pasi sipas tij ajo egzistonte.

Hummels shpërtheu pas gjestit të Rangnick

Rangnick kishte videon në telefonin e tij dhe i tregoi gjyqtarit se gaboi, ndërsa pas gjestit të drejtorit sportiv të vendasve ka shpërthyer edhe sherri në fushë.

Mbrojtësi i Bayernit, Mats Hummels iu është afruar dhe ka debatuar ashpër me Rangnickun, por u desh ndërhyrja e lojtarëve tjerë për të qetësuar gjakrat.

Gjithsesi sipas medieve gjermane, Rangnick nuk është ndalë pasi i ka ndjekur gjyqtarët deri në dhomat e zhveshjes duke i thënë se kanë bërë një gabim të madh.

Mbetet të shihet nëse federata gjermane e futbollit do ta dënojë drejtorin sportiv të vendasve pas këtij gjesti të bërë.

Bayerni u kualifikua në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë, pas ekzekutimit të penalltive ku triumfoi 4-5, pasi ndeshja e rregullt përfundoi me barazim 1-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori