LAJMI I FUNDIT:

“Konflikti” Osmani-Hamza, për numrin e femrave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë

“Konflikti” Osmani-Hamza, për numrin e femrave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë

Duke replikuar me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani – për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së – ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se duhet të shtruar edhe çështjen e fryrjes së listave të femrave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Nuk kanë qenë 20 mijë femra të dhunuara gjatë luftës”, ka thënë Hamza.

Kundër këtij konstatimi është ngritur deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo e ka pyetur dhe ka kërkuar përgjigje nga ministri Hamza se si është e mundur që ai të thotë se ky numër është i fryrë dhe siç tha ajo, si është e mundur që një e padhunuar të shkojë dhe të deklarohet si e dhunuar.

“Duhet t’ju vijë turp për këtë”, ka thënë Osmani, e cila ka saktësuar se numrin e të dhunuarave gjatë luftës e kanë vërtetuar shumë OJQ dhe fondi për të drejtat humanitare.


“Këtë numër në çdo tre muaj e përmend në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së edhe ish-bashkëpartiakja juaja, tani ambasadore e Kosovës në Washington”, ka thënë Osmani.

Në kundër-replikë, Hamza është tërhequr nga deklarata paraprake, duke thënë se i vjen më së shumti keq për këtë kategori të luftës, duke aluduar për gratë e dhunuara.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori