LAJMI I FUNDIT:

Si ta merrni veten pas ndarjes

Si ta merrni veten pas ndarjes

Keni filluar të hani dyfish më shumë se ç’hani zakonisht, tërë ditën e tërë natën e përcillni në rrjete sociale, ia keni fshirë numrin e celularit dhe çdo natë jeni duke konsumuar alkool – këto janë shenjat e zakonshme të një vajze që është ndarë nga një mashkull të cilin e ka dashuruar.

Shumica prej vajzave e kalojnë këtë fazë disa herë, por pavarësisht kësaj, ndarjet mbesin të vështira dhe sasitë e pafundme të alkoolit nuk do t’ju ndihmojnë – ose të paktën ju ndihmojnë për disa momente, transmeton Telegrafi.

Prandaj, është mirë të dini si ta merrni veten pas një ndarje të tillë, e për këtë, ndiqni këshillat e mëposhtme:


“Larg syve, larg zemrës”

Gjëja e fundit që ju nevojitet të shihni është foto të atij duke dalë çdo natë. Nuk ka gjë më të keqe sesa t’ia lexoni statuset dhe ta vizitoni profilin e tij pa ndërprerë.

Por, duhet të keni parasysh se kjo vetëm i keqëson gjërat, kësisoj shmangni përcjelljen e tij në rrjete sociale, por mos e largoni nga miqtë – herë pas here bombardojeni duke postuar ‘selfie’ përmes së cilave i tregoni se çfarë ka humbur.

Lëreni muzikën të jetë terapia juaj!

Ndoshta keni momente kur e ndieni veten mirë, por e dëgjoni një këngë pikëlluese dhe lotët fillojnë t’ju rrjedhin nga sytë. Kursejeni veten nga kujtimet e vjetra dhe mbusheni celularin me këngë të mahnitshme, ritmike dhe të cilat jua rrisin nivelet e energjisë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

Shtatzëna
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Cilat janë shenjat se lindja është afër?

Cilat janë shenjat se lindja është afër?

Shtatzëna
Kalo në kategori