LAJMI I FUNDIT:

BDI e komenton koalicionin Aleanca për Shqiptarët – Lëvizja Besa

BDI e komenton koalicionin Aleanca për Shqiptarët – Lëvizja Besa

Pas paralajmërimeve për koalicion të mundshëm për rrethin e dytë për zgjedhjet lokale në Maqedoni nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Arbër Ademin e BDI-së për të komentuar këtë ngjarje të re politike në vend.

Ademi për Telegrafi Maqedoni tha ”Ne atë mbështetje të qytetarëve që e kemi marr më 15 tetor, po të njejtën mbështetje plebishitare e presim edhe më 29 tetor. Sëbashku me qytetarët do ta rumbullaksojmë fitoren përfundimtare të BDI-së edhe në raundin e dytë, me një epërsi edhe më të thellë.” thotë Arbër Ademi, zëdhënës i shtabit zgjedhor të BDI-së.

Përndryshe, BDI-ja do të jetë në përballje me Lëvizjen Besa në gjashtë komuna kurse me Aleancën për shqiptarët do të garojë në pesë komuna. /Telegrafi/