LAJMI I FUNDIT:

OSBE-së bën thirrje për zgjidhje të gjendjes humanitare të komunitetit rom dhe ashkali në banesat sociale në Plemetin

OSBE-së bën thirrje për zgjidhje të gjendjes humanitare të komunitetit rom dhe ashkali në banesat sociale në Plemetin

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komuna e Obiliqit organizojnë nesër një takim me partnerë vendorë e ndërkombëtarë në lidhje me gjendjen e rëndë të banorëve të ndërtesës për banim social nr. 1 në Plemetin.

Sipas një njoftimi, rreth 180 banorë romë dhe ashkali, ish-persona të zhvendosur, që jetojnë në këtë objekt me 35 banesa përballen me një emergjencë humanitare për shkak të ujërave atmosferikë që po vërshojnë shkallët e objektit dhe po hyjnë në hyrë në mure e tavane të banesave si pasojë e kulmit të dëmtuar, incidenteve të mëhershme të zjarrit, si dhe një sistemi joadekuat të kanalizimit atmosferik dhe të ujërave të zeza.


“Takimi mbledh përfaqësues të institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, misioneve diplomatike, si dhe organizatave të shoqërisë civile, që të pajtohen mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të trajtuar këtë urgjencë. Qëllimi është po ashtu që të mblidhen fonde për rindërtimin e kulmit të objektit si zgjidhje afatshkurtër e problemit”.

“Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, si dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Z. Xhafer Gashi, do të mbajnë fjalimet hyrëse. Pas tyre do të bëhen prezantime mbi kushtet e jetesës në objektin e banimit social nr. 1 nga Z. Burim Gërguri, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Obiliqit si dhe Z. Bajrush Berisha, anëtar i Këshillit të Banesave”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori