LAJMI I FUNDIT:

Përurohet qendra sportive në Pejë, në shenjë të ish-basketbollistit Valon Begolli (Foto/Video)

Përurohet qendra sportive në Pejë, në shenjë të ish-basketbollistit Valon Begolli (Foto/Video)

Një tjetër projekt i Komunë së Pejës është finalizuar ku të rinjtë pejan do të kenë një mundësi më të mirë për tu argëtuar.

Është përuruar qendra sportive ‘Valon Begolli’, në nder të ish-basketbollsitit të njohur pejan që ndërroi jetë në vitin 2010.


Ky projekt i ka kushtuar Komunës së Pejës 25 mijë euro dhe është pritur mjaftë mirë nga qytetarët pejan.

Valon Begolli Fusha e basketit

Në ditën e përurimit të kësaj qendre sportive ishin mbledhur shumë qytetarë pejan ku kanë luajtur basketboll dhe futboll të vogël.

Të pranishëm në përurim ishin edhe familjarët e të ndjerit shokët, ish-bashkëlojtarët dhe shumë dashamirë të sportit pejan.

Valon Begolli ndërroi jetë në vitin 2010 pas një sëmundje të rëndë në moshën 27-vjeçare.


Babai i të ndjerit, Bardh Begolli falënderoi të gjithë dhe tha se ky objekt do të jetë vendtakim për gjithë dashamirët e sportit.

“Ndjehem i emocionuar mirëpo edhe i nderuar për këtë nderim që ia kanë bërë familjes. Shpresoj që edhe gjeneratat e reja do të marrin rrugën e Valonit dhe do ta shfrytëzojnë këtë objekt për aktivitete e ndryshme sportive”.

“Dua t’i falënderojë gjithë shokët e Valonit që gjithmonë kanë menduar për këtë ngjarje”, u shpreh babai i të ndjerit.

Basketbollisti më i mirë kosovar, njëherit edhe kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha ka thënë se është inspiruar nga loja e të ndjerit Valon Begholli.

“Definitivisht për mua ka qenë inspirim Valoni. Kemi qenë në një lagje, edhe me lojë edhe me sjellje ka qenë inspirim jo vetëm për mua por të gjithë”, u shpreh Berisha.

“Ka qenë njeri shembullor për të gjithë. Valoni kur më ka parë duke luajtur basketboll më ka shtyrë për t’iu përkushtuar në mënyrë profesionale këtij sporti. Mos të kish qenë ai nuk besoj që do të merresha unë me basketboll”, deklaroi Dardan Berisha.

I ndjeri ishte pjesë e KB Pejës që nga paslufta deri në stinorin 2006 ku edhe ndërpreu karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori