LAJMI I FUNDIT:

Azemi: Të premten protestojmë, nuk do të heshtim më për mungesën e sigurisë në veri 

Azemi: Të premten protestojmë, nuk do të heshtim më për mungesën e sigurisë në veri 

Përfaqësuesi i Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore, Florent Azemi, ka bërë thirrje për protestë paqësore për shkak të shqetësimeve të tyre lidhur me mungesën e sigurisë në veri.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shprehur shqetësimin për sigurinë jo të mirë në veri të vendit dhe gjendjen e rëndë ekonomike që ka kapluar këtë pjesë të Kosovës.


Azemi po ashtu ka shkruar se Prishtina duhet të jetë prezent për banorët e saj, ashtu sikurse Beogradi interesohet për banorët e veriut të Mitrovicës.

Më poshtë lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:

“Vëllezër dhe motra të veriut pas kërkesës së juaj që të thirret një tubim sonte më bëtë krenar që thirrja ime na unifikoj me prezencën tuaj masive ashtu siç dimë ne të bëhemi bashkë. Ju më dhatë besë e unë do t’ua kthej me dinjitet zëri i jonë do të dëgjohet e nuk do heshtim më. Ky është vetëm fillimi sepse kur Beogradi 400 km larg është prezent për banorë serb edhe Prishtina do të jetë prezentë për ne. Nuk do të heshtim më për siguri e papunësi. Në ditët në vazhdim do kemi takim edhe për rindërtim. Ju ftojë që në numër sa më të madh t’i bashkoheni protestës që të i tregojmë opinionit e institucioneve se ne jemi këtu e nuk dorëzohemi përball asnjë sfide. Me këtë rast e falënderojë mikun tone Mentor Boja për mbështetje”, ka shkruar Azemi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori