LAJMI I FUNDIT:

Xhaka i lumtur me golin ndaj Hungarisë në kualifikime (Foto)

Xhaka i lumtur me golin ndaj Hungarisë në kualifikime (Foto)

Granit Xhaka është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Hungarisë dhe golit të shënuar në këtë takim.

Kombëtarja e Zvicrës ka fituar me rezultat të thellë 5-2 ndaj Hungarisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.


Zvicra shkatërron Hungarinë, shënon edhe Xhaka (Video)
Lexo po ashtu Zvicra shkatërron Hungarinë, shënon edhe Xhaka (Video)

Kjo fitore e mban Zvicrën në vend të parë me pikë maksimale, 27 nga nëntë nëntë ndeshje apo tri më shumë se rivali i ndeshjes së ardhshme, Portugalia.

Mesfushori nga Prishtina ka shfrytëzuar rrjetet sociale për tu shprehur i lumtur me golit, teksa ka falënderuar edhe bashkëlojtarët për paraqitjen dhe tifozët për atmosferën.

Festa e Xhakës së bashku me Shaqirin dhe bashkëlojtarët tjerë

“Rusia tani është pak më afër. Bravo djemve për super paraqitjen”.

“Faleminderit tifozëve për atmosferën fantastike dhe përkrahjen”.

Xhaka kalon Zvicrën në epërsi ndaj Hungarisë (Video)
Lexo po ashtu Xhaka kalon Zvicrën në epërsi ndaj Hungarisë (Video)

“I lumtur që kam ndihmuar me një gol”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij privat në Facebook.

Ndryshe, Zvicrës në ndeshjen e fundit i nevojitet vetëm një barazim për tu kualifikuar direkt, por mund të kualifikohet edhe me vend të dytë shkaku i pikëve.  /Telegrafi/