Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore të thellë ndaj Hungarisë me rezultat 5-2, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Zvicra ka arritur të shënoj edhe fitoren e nëntë nga po kaq ndeshje në Grupin B në kuadër të kualifikimeve për Botëror, duke dominuar Hungarinë.
Serinë e golave e hapi mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili shënoi për 1-0 pas një presingu të thellë që bëri duke detyruar portierin mysafirë të gaboj.
Pas vetëm dy minutave Zvicra arriti të dyfishonte epërsinë me anë të Fabian Frei, i cili shënoi një gol të bukur për 2-0.
Kombëtarja helvetike vazhdoi trysninë dhe dominimin e tyre deri sa gjeti edhe golin e tretë me anë të Steven Zuber, i cili shënoi në minutën e 43-të pas asistimit të Xherdan Shaqirit dhe dërgoi skuadrat në pushim me këtë rezultat.
Edhe pjesa e dytë i takoi ekipit kombëtar të drejtuar nga Vladimir Petkovic, të cilët arritën të menaxhojnë mirë situatën duke shënuar edhe një gol me anë të Zuber (49’), i cili ngriti epërsinë në 4-0.
Në vazhdimin e ndeshjes, Hungaria arriti të gjej golin e parë për ta në ndeshje me anë të Richard Guzmics, i cili shënoi në minutën e 59-të për 4-1, ndërsa Stephan Lichtsteiner me golin e tij në minutën e 83-të pas asistimit të Shaqirit ngriti epërsinë në 5-1.
Goli i fundit në ndeshje dhe i rezultatin përfundimtar 5-2 u shënua në minutën e 89-të nga Roland Ugrai .
Pas kësaj fitore, Zvicra vazhdon të prijë në grupin B me 27 pikë apo tri pikë më pak se Portugalia në vendin e dytë, ndërsa Hungaria mbetet në vendin e tretë me 10 pikë. /Telegrafi/
?? Svizzera – Ungheria ??
Lichtsteiner ⚽ pic.twitter.com/iRg2Jmar2o
— JuPorn™ (@jup1897) October 7, 2017
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohet ultimatumi që Manchester United i ka dhënë Ten Hagut për t’i shpëtuar shkarkimit
Mbyllet hetimi për festën e Dumfries që paraqiste Theo Hernandezin si qen, vendim befasues nga FIGC
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'