LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Prishtinën sot në Qeveri

Ligji për Prishtinën sot në Qeveri

Ligji për Prishtinën do të jetë sot në rendin e ditës së mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Kështu bëjnë të ditur burime të Klan Kosovës brenda Qeverisë. Mbledhja e Qeverisë mbahet sot në mesditë duke filluar nga ora 14.


Ligji për Prishtinën, do t’i mundësonte një trajtim tjetër kryeqytetit, do të ketë më shumë grante nga qeveria e vendit,i mundëson të ketë policinë komunale dhe një buxhet më të madh.