Legjenda e Interit, Ivan Cordoba, ka pranuar se në javën e fundit të sezonit në vitin 2002 skuadra Nerazzure përjetoi padrejtësi nga gjyqtarët.
Cordoba thotë se po të mos ishin episode të caktuara të gjyqtarëve, atëherë Interi do ta kishte fituar titullin atë sezon.
Kujtojmë se Interi me në krye Hector Cuperin hyri në javën e fundit të sezonit ndaj Lazios me një pikë më shumë në tabelë dhe dy pikë më shumë se përcjellësja, Roma, por pësoi humbje nga Lazio me rezultat 4-2 në atë që ishte ndeshja e fundit e Ronaldos “fenomenit” në fanellën e Interit.
Sipas Cordobas, episodet e gjyqtarëve kanë ndikuar që Nerazzurët të mbesin pa titull atë sezon, e kjo sipas tij u vërtetua me skandalin e Calciopolit.
“Ne kemi dështuar më 5 maj, edhe pse në kokën time ka një problem”.
“Kujtimi është rifreskuar, jo me gëjrat që nuk i kemi parë, por për incidentet e njëpasnjëshme që mbështeten edhe nga faktet”.
“Në ndërkohë aty ishte Udinese – Juventus. Pas asaj ndeshje një prej bashkë kombasve të mi më erdhi dhe më tha se katër startues ishin dërguar në tribuna pa arsye”.
“Unë nujk dua që të flas për trajnerin, por ju kuptoni se ky është një tjetër incident si shumë të tjerë. Ne nuk fituam sepse nuk kishim fuqinë për të fituar. Ishte në dorën tonë. Por, nëse nuk do të kishte incidente tjera, do të ishte regim krejt tjetër”, deklaroi Cordoba.
Më pas ai foli për skandalin e Calciopolit, që e pa Juven në Serie B dhe Interin duke fituar titullin se sezonit 2005-2006.
“Duket keq sepse Interi zbuloi skandalin dhe ata janë fajtorë për tragjedinë në futbollin italian. Ajo që ndodhi në këto vite duhet të jetë burim i turpit për gjithë futbollin italian, për atë që këta njerëz i bënë futbollit italian”.
“Duke e ditur se po shkon ta shohësh një ndeshje, e në anën tjetër ka tjerë njerëz që e dinë rezultatin përfundimtar, është një gjë që duhej përfunduar dhe s’mund të ekzistonte”.
“Nuk duhet ta harrojmë atë, ose njerëzit do të bëjnë sërish gjëra të tilla. Ju duhet të kujtoni këtë skandal dhe të flisni për të, sepse nëse silleni kinse nuk ka ekzistuar kurrë, atëherë nuk mund të pretendoni se ka ekzistuar ndonjëherë. Kjo ndodhi këtu, dhe të gjithë e dinë se si”, përfundoi Cordoba. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMorën fitore spektakolare në derbi - Gattuso puth në gojë lojtarin e tij
Ish-lojtari i Lazios tani është i pastrehë dhe ka nevojë për ndihmë
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Mesfushori suspendohet përjetë për trukim ndeshjesh
Dy përballje në Superligë: Vëmendja tek derbi në Suharekë
Chelsea tashmë po përballet me makthin e Ligës së Konferencës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet