Ronaldo kujton fëmijërinë dhe fillet në futboll: Nuk kisha para të blija atlete të reja (Foto/Video)
Cristiano Ronaldo është hapur për të kaluarën e tij duke shkruar një letër për fëmijërinë dhe fillet e tija në futboll që është publikuar nga The Players’ Tribune.
“Babai im ishte ekonom në CF Andorinha, ai vazhdimisht më inkurajonte që të shkoja dhe të luaja për ekipin e të rinjve. E dija se kjo do ta bënte krenar, prandaj shkova, më pëlqeu dhe u përfshiva në klub dhe në ndjenjën e fitores”, ka treguar ai.
Derisa tani përfiton miliona, kur ishte i vogël, familja e CR7 kishte vështirësi financiare, ashtu që ai nuk mund të blinte as atlete të reja.
“Është e vërtetë se në atë kohë nuk kishim shumë para. Jeta në Madeira nuk ishte e lehtë asokohe, luaja me atlete të vjetra që mi jepte vëllai ose i huazoja nga kushërinjtë e mi. Kur je fëmijë, nuk të interesojnë paratë”, ka rrëfyer 32-vjeçari më tej.
Është e mahnitshme kur një futbollist që ka fituar thuajse çdo trofe më shumë se dy herë, vazhdon të mbetet i përkushtuar ndaj punës së madhe dhe kërkon vazhdimisht suksese të reja. Portugezi thotë se këtë veçori e ka pasur që nga fëmijëria.
“Pas 400 ndeshjesh me Real Madridin, triumfi është akoma ambicia ime më e madhe. Është gjithçka për mua dhe mendoj se kam lindur i këtillë, megjithëse ndjenja e fitores ka ndryshuar, sepse tash jam në një tjetër kapitull të jetës”, ka deklaruar futbollisti.
Suksesi i Ronaldos u vërejt në kampionatin portugez, kur Sportingu e përfshiu në ekipin e parë kur ai ishte akoma adoleshent dhe menjëherë u vërejt se ishte fjala për një talent të jashtëzakonshëm. Në fakt, procesi i zhvillimit të tij kishte nisur më herët, qëkur kishte shkuar te akademia e këtij klubi në moshën 11 vjeçare.
“Isha 11 vjeç në ditën kur shkova nga ishulli në Akademinë e Sportingut. Ishte periudha më e vështirë në jetën time, por e mbaj mend shumë mirë”.
“Duket e pabesueshme, mirëpo djali im, Cristiano Jr, i cili tash është shtatëvjeçar… është e vështirë të imagjinohet se si do të ndihesha nëse pas katër vitesh do t’ia pakoja gjërat që ai të nisej për në Londër ose në Paris”, ka thënë lojtari.
“Kur isha 15 vjeç, iu drejtova disa bashkëlojtarëve të mi në stërvitje. E mbaj mend shumë mirë. U thashë atyre: ‘Një ditë do të bëhem më i miri në botë’”, është rrëfimi i tij për kohën te Sportingu dhe ambiciet e mëdha të anësorit të famshëm.
Kanë kaluar tetë vjet prej se Ronaldo luan te Los Blancos dhe ai ka arritur suksese të jashtëzakonshme me klubin Spanjoll, duke thyer rekord pas rekordi dhe duke shkruar emrin e tij në librat e historisë së futbollit.
Në këtë rrëfim, lojtari më i mirë i Realit ka treguar se me arritjen në Estadio Santiago Bernabeu e ka përmbushur ëndrrën e tij të fëmijërisë, pasi gjithmonë kishte dashur të luante për Mbretërit.
“Gjithmonë e kam admiruar Real Madridin dhe isha i gatshëm për një sfidë të re. Doja të fitoja trofe në Madrid, të thyeja çdo rekord dhe të bëhesha legjendë e klubit”, ka deklaruar Ronaldo, i cili tashmë e ka bërë këtë.
“Mirëpo, ajo që ka më së shumti rëndësi për kohën time në Madrid dhe ajo që do t’ua them nipërve të mi kur do të jem 95 vjeç, është ndjenja e ecjes në fushë si kampion duke mbajtur për dore djalin tim. Shpresoj që ta bëjmë sërish”, kështu e mbyll shkrimin e tij Ronaldo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm
Real Madridi ka në mendje një datë për prezantimin zyrtar të Mbappes
Chelsea thyen rekordin për një 17-vjeçar, ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian
Ylli i Real Madridit do të humbasë finalen e Ligës së Kampionëve dhe fillimin e Euro 2024 shkaku i lëndimit
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore