LAJMI I FUNDIT:

Ozil – Inter, në janar është e mundur

Ozil – Inter, në janar është e mundur

Interi është gati ta vazhdojë me një treg transferimeve të madh edhe gjatë janarit.

Një nga emrat e shumë përfolur është Mesut Ozil i Arsenalit, i cili pëlqehet shumë nga skuadra italiane.

Ozil – Sanchez duke u zëvendësuar në takimin ndaj West Bromwich Albion Foto: Getty

Sipas Mirror, ende ekziston një ndryshim i madh mes ofertë së lojtarit dhe Topçinjve.


Megjithatë klubi anglez nuk dëshiron ta humbas lojtarin me parametra zero dhe kështu janë të gatshëm të rrisin ofertën gjatë janarit.

E gjitha kjo është duke u monitoruar me kujdes nga Interi, të cilët janë të gatshëm të përmbushin dëshirat e gjermanit.

Arsenal v AFC Bournemouth Foto: Getty

Por, zikaltrit në tavolinë do të kenë edhe një nga lojtarët e tyre, ai që përfolët është Marcelo Brozovic, i cili pëlqehet nga Arsene Wenger.

Ozil u transferuar te Arsenali në sezonin 2013/14 ku në 40 ndeshje shënoi shtatë gola.

Anësori erdhi nga Real Madridi për 50 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Dv4wck4f3oc