Në tubimin në lagjen Mati 1 sot u prezantuan disa nga kandidatët tanë për Kuvend Komunal nga kjo lagje, Sylejman Pireva, Fatban Bunjaku, si dhe Bashkim Beha. Në këtë tubim, përveç Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, ishte edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dukagjin Gorani.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Gorani theksoi degradimi i vazhdueshëm i Prishtinës u ndal në vitin 2013, kur qytetari ia besoi qeverisjen VETËVENDOSJE!-s. “Para 4 viteve Prishtina ka vendosur me shumicë që të kthehet dhe të rimendohet rendi i përbashkët shoqëror. Sot, këtë rend të përbashkët shoqëror në Prishtinë e simbolizon Shpendi. Qeverisje e qytetëruar dhe e menduar mirë. Këtë qeverisje uroj që të shpërndajmë në tërë vendin. Sa ta kemi VETËVENDOSJE!-n në Prishtinë, duhet ta shumëzojmë dhe ta bëjmë standard edhe për të gjitha komunat e tjera”, theksoi Gorani.
Kryetari Shpend Ahmeti për këto 4 vite ta bëjmë qytetarin pronar të Prishtinës.
“Në Prishtinë sot flasim për probleme të qytetit, ama jo për korrupsion. Sepse e kemi luftuar atë prej ditës së parë, dhe kemi instaluar praktika tjera qeverisëse. Që nga paslufta e deri tash, qytetari jonë i ka përjetuar dy modele të qeverisjes: modelin deri në vitin 2013, me hajni, korrupsion, krim e nepotizëm; si dhe modelin pas vitit 2013 me zhvillim, mirëqenie, transparencë dhe barazi. Nuk do të ketë kthim të modelit të vjetër, por do të ketë fuqizim të modelit tonë, të VETËVENDOSJE!-s, me fitoren e sigurt edhe në Kuvend Komunal”, tha Ahmeti.
Në këtë tubim u diskutua edhe për projektet tona për këtë lagje që do t’i realizojmë gjatë mandatit të radhës, e që kanë dalë i rezultat i takimeve me qytetarë, si rregullimi i oborrit të shkollës “Pavarësia”, ndërtimi i shkollës së re, ndërtimi i çerdhes së re me bazë në komunitet, ndërtimi i terrenit për sport dhe rekreacion, e të ngjashme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj