LAJMI I FUNDIT:

Interi nuk do ta transferojë në janar Mesut Ozilin shkaku i Xherdan Shaqirit

Interi nuk do ta transferojë në janar Mesut Ozilin shkaku i Xherdan Shaqirit

Mesut Ozil po kalon nëpër një periudhë të vështirë te Arsenali.

Trajneri francez, Arsene Wenger ka nisur të mos llogarisë në shërbimet e reprezentuesit gjerman, duke e lënë në bankën rezervë.

Megjithatë skuadra italiane e Interit është e interesuar për shërbimet e kreatorit turko-gjerman.


Kështu së paku ka thënë për mediat italiane pronari i klubit zikaltër, Erik Thohir, i cili pohon se Ozil është një prej lojtarëve që po e monitorojnë.

“Ozil është padyshim një nga lojtarët që neve na intereson. Por, rasti i Podolskit dhe Shaqirit kanë dëshmuar se dështojnë transferimet e janarit duke mos përmbushur pritshmëritë”, ka thënë shkurt indoneziani pas pyetjes së gazetarëve italianë.

Ozil u transferua te skuadra londineze nga Real Madridi, e cila përfitoi rreth 40 milionë nga shitja e lojtarit.

Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani është paraqitur në 119 ndeshje për Gunners duke realizuar 23 gola. /Telegrafi/