LAJMI I FUNDIT:

Mustafa kërkon debat qytetar për të krahasuar qeverisjen e LDK-së dhe VV-së në Prishtinë

Mustafa kërkon debat qytetar për të krahasuar qeverisjen e LDK-së dhe VV-së në Prishtinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Prishtinës, Isa Mustafa, ka kërkuar debat në lidhje me atë se çfarë ka punuar partia e tij gjatë qeverisjes me kryeqytetin dhe çfarë ka punuar Lëvizja Vetëvendosje në këto katër vite. Mustafa përmes Facebook-ut ka kërkuar edhe opinionin e qytetarëve për të bërë këto krahasime. Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Qytetarë të nderuar

Kërkoj debat dhe opinionin tuaj në ditët në vijim në temën: Çfarë punoi LDK për katër vite në Prishtinë dhe çfarë punoi VV, në fusha të ndryshme.


Të gjithë ne e duam një Prishtinë të ndërtuar, të zhvilluar mirë. Këtu jetojmë. Fushata dhe kritikat e ndërsjella, pa marrë parasysh kah vijnë, nuk na bën të ndihemi se i kemi zgjidhur problemet. Duhet të flasim me fakte për të mirat dhe për dobësitë.

Para rreth katër viteve u zhvillua një fushatë e gjerë kundër qeverisjes së LDK-së në Prishtinë. Por përkundër kësaj LDK, në raundin e parë mori rreth 44% të përkrahjes qytetare për Kryetar të Komunës. Të gjithë të tjerët, PDK, VV, AAK, PD, AKR, dhe partitë tjera arritën 56%. Përkrahja ishte larg më e madhe për LDK-në. Pse? Çfarë punuam?

Projektet e mëdha:

– Filluam projektin e kongjenerimit me Termokosin për ngrohjen qendrore të Prishtinës nga avulli i TC Kosova B, projekt mbi 30 milion euro me Komisionin Evropian, KFW-në, Qeverinë dhe Komunën;

– Filluam ndërtimin e Fabrikës së re të ujit në fshatin Shkabaj, për të zgjidhur për 20 vitet e ardhshme problemin e ujit të Prishtinës. Komuna me Qeverinë e Kosovë, Qeverinë Gjermane dhe Komisionin Evropian. Projekt, po ashtu, me vlerë mbi 30 milion euro.

– Ndërtuam Sheshin Ibrahim Rugova dhe Sheshin Zahir Pajaziti me standardet më të larta, konkurrentë me shumë sheshe të metropoleve evropiane.

Shtroj pyetjen para jush: Cilin projekt të madh për Prishtinën e filloi, ose e filloi dhe e përfundoi Vetëvendosja?
Nesër do të jap fakte për fushën e arsimit” (sic.). /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve

Kompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin

Vjen reagimi i parë i Guardiolës pasi shorti e vuri përballë me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Kalo në kategori