LAJMI I FUNDIT:

Zidane: I lumtur për fitoren, por më shumë për Balen dhe Ronaldon

Zidane: I lumtur për fitoren, por më shumë për Balen dhe Ronaldon

Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane, ka thënë se është i lumtur me atë që pa në Signal Iduna Park.

Mbretërit triumfuan me rezultat 3-1 ndaj Borussia Dormundit, fitorja e parë në këtë stadium.

Zidane ka lavdëruar paraqitjen e Gareth Bale dhe atë të Cristiano Ronaldos.


“Bilanci i ndeshjes ishte perfekt. Ne zhvilluam një lojë të shkëlqyeshme. Jam i lumtur, veçanërisht se si e filluam ndeshjen”.

“Ne luajmë futboll shumë të mirë. Pjesa e parë ishte spektakolare. E dyta, gjithashtu, por kishim momente që e komplikuam lojën. Duhet të jemi krenarë për atë që bëmë, sepse luajtëm me autoritet”.

“Mund të kishim shënuar më shumë, patëm shanse, por u shpërblyem vetëm me tre gola. Gjëja më e rëndësishme është të shënojmë më shumë se rivali”.

“Sot dua t’i nënvizoj të gjithë emrat, sepse lojtarët e mi kanë qenë të jashtëzakonshëm. Mendoj se e kemi gjetur Garethin në një mënyrë shumë të mirë. Gjëja e rëndësishme është të luani mirë dhe të shënoni gol”.

“Ne shënuam tre gola sot, dy nga Cristiano dhe një nga Gareth, ndaj jam i lumtur për ta. Ne arritëm një rezultat të mirë dhe të rëndësishëm në një fushë të vështirë. Kurrë nuk kemi fituar këtu dhe kjo ka qenë e rëndësishme”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori