LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale ngre aktakuzt e para në vjeshtën e 2018-ës

Gjykata Speciale ngre aktakuzt e para në vjeshtën e 2018-ës

Aktakuzat e para nga Gjykata Speciale nuk pritet të ngriten para vjeshtës së vitit të ardhshëm.

Këtë e ka thënë për Klan Kosovën një burim i njoftuar mirë me zhvillimet në Hagë, ku është selia e gjykatës në fjalë, e cila ndryshe njihet si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.


Më herët është thënë se aktakuzat e para do të bëheshin publike në janar të vitit 2018. Burimi në fjalë ka thënë se kjo mund ta hidhërojë Serbinë, e cila, sipas tij, ka dërguar në kryeqytetin holandez më tepër se 80 mijë faqe dosje, njofton Klan Kosova.

Këtu përfshihen materiale me të cilat Beogradi pretendon të vërtetojë pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera në Kosovë, gjatë luftës.

Ky fakt, sipas zyrtarit në fjalë, ka bërë që Gjykata speciale të shihet si një institucion që “vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por kryesisht me dosje të Serbisë dhe prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janё formuar nё bazё tё Amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare. Ato janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori