Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, janë takuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, me të cilin kanë biseduar për avancimin e politikave nxitëse ekonomike që i mungojnë vendit, ku si pasojë e tyre ka ngecje në zhvillimin e gjithëmbarshëm të prodhimtarisë dhe biznesit vendor.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se si organizatë lidere në Kosovë për promovimin e prodhimeve vendore dhe mbrojtjen e interesave të biznesit kosovar ia prezantoi një listë mbi 15 pika ministrit Lluka.
Ndër pikat që vlen të theksohet është mungesa e energjisë elektrike dhe ndërprerja e saj në vazhdimësi për prodhim dhe tarifat e larta për biznes, gjë që ne vendet të tjera është e kundërta bizneset kanë prioritet dhe tarifa më të ulëta se sa për konsum individual.
Privatizimi ka qenë një temë me theks të veçantë ku është prezantuar si ngecje e thithjes se investimeve vendore dhe të huaja për asetet të cilat janë atraktive për investitorë dhe për këtë duhet të marrim mësim nga dështimet e privatizimit të PTK-se dhe Brezovicës, prandaj Kosovës i duhet ndryshim i qasjes ne privatizim dhe duhet te themelohet një agjension i participimit ne privatizim një model i marrur nga shumë vende që kanë pas sukses dhe iu është shtuar vlera e asetit e që është realizuar përmes partneritetit private -publik duke e rrit edhe interesimin për investime dhe vlerën për të gjithë aksionarët në investim.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë shumë në promovimin e vlerave ekonomike të vendit dhe inkurajoj që të vazhdojnë këtë mision por edhe tha se do të jemi përkrahës të këtyre aktiviteteve të përbashkëta.
“Prioritet ynë kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit, sektori privat si dhe Ndërmarrjet publike për të cilën ne si ministri kemi bërë kërkesë të Qeveria për ndryshimin në tërësi të Ligjit për ndërmarrjet publike, së shpejti do të hapet konkursi për Bordin menaxhues të Trepçës dhe Ligji për investime strategjike do të plotësohet ashtu edhe si pakot fiskale me udhëzime që funksionalizojn këto ligje në funksion të tregut ekonomik më atraktiv për investime”, tha Lluka. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?