LAJMI I FUNDIT:

Një tifoz i Juventusit gjeti vdekjen gjatë derbit me Torinon

Një tifoz i Juventusit gjeti vdekjen gjatë derbit me Torinon
Tifozët e Juventusit

Një tifoz i Juventusit ka vdekur tragjikisht pasi u sëmur gjatë derbit të Serie A, të zhvilluar mbrëmë (e shtunë) ndaj Torinos.

Sipas njoftimeve në mediat italiane, tifozi i vdekur i Bianconerëve njihej me emrin Marco.


Ai ndoqi ndeshjen derbi ndaj Torinos me miqtë e tij, por u sëmur gjatë fundit të pjesës së dytë të ndeshjes.

Torino një kafshatë e lehtë për Juventusin (Video)
Lexo po ashtu Torino një kafshatë e lehtë për Juventusin (Video)

Mediat raportojnë se Marco është alivanosur gjatë festimeve të golave të fundit të Juventusit në fitoren e tyre 4-0, me stafin mjekësor që intervenoi menjëherë.

Ndonëse, tifozi u nis menjëherë në spital nga ambulanca, situata nuk u përmirësua dhe ai vdiq gjatë rrugës.

Kjo nuk është hera e parë këtë vit që vdes një tifoz i gjigantit italian, Juventusit.

Pas 12 ditëve në koma, vdes tifozja e Juventusit pas plagëve të marra nga ‘stampedo’ e Torinos
Lexo po ashtu Pas 12 ditëve në koma, vdes tifozja e Juventusit pas plagëve të marra nga ‘stampedo’ e Torinos

Fatin e njëjtë e pati edhe një tifoze femër e cila vdiq në njërin nga sheshet e qytetit, duke shikuar finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Vdekja e asaj tifoze erdhi pas shkeljes nga turma e njerzëve pas një alarmi të rrejshëm për bombë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori