LAJMI I FUNDIT:

Rashica i shënon supergol Ajaxit (Video)

Rashica i shënon supergol Ajaxit (Video)

Sulmuesi anësor i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar një supergol në ndeshjen e kampionatit holandez, Eredivisie, ndaj Ajaxit.

Vitesse është duke luajtur momentalisht në udhëtim te Ajaxi, ku pas 45 minutave të parë janë duke udhëhequr me rezultat 2-0.


Lavdërohet paraqitja e Rashicës kundër Lazios
Lexo po ashtu Lavdërohet paraqitja e Rashicës kundër Lazios

Goli i dytë i skuadrës mysafire ka ardhur pikërisht nga ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ka shënuar një supergol në fundit e pjesës së parë apo më saktë në minutat shtesë.

Pas asistimit, Rashica shënoi edhe gol (Video)
Lexo po ashtu Pas asistimit, Rashica shënoi edhe gol (Video)

Sulmuesi nga Vushtrria pasi ka pranuar një top gati në gjysmën e fushës nga bashkëlojtari i tij, Tim Matavz, i është sulur golit pa menduar dy herë, duke dribluar mirë një kundërshtar dhe shënuar golin e epërsisë 2-0.

Ky gol nga gjigantit holandez ishte i treti për Rashicën në këtë sezon në Eredivisie. /Telegrafi/