LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e do Dybalan, Djajtë e Kuq bëjnë gati 180 milionë euro për të

Mourinho e do Dybalan, Djajtë e Kuq bëjnë gati 180 milionë euro për të

Manchester United është duke u përgatitur për të sulmuar Juventusin përsëri me një tjetër ofertë të madh parash – këtë herë me plot 155 milionë funte apo rreth 180 milionë euro për yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Gjigantët italianë kanë zbuluar se 23-vjeçari Dybala është përgjegjës për fatin e tij, pasi ai nuk ka klauzolë lirimi në kontratën e tij.


Edhe pse Barcelona pritet të përpiqet të nënshkruajë me yllin argjentinas verën e ardhshme, drejtuesi i Unitedit, Ed Woodward i ka bërë të qartë ekipit menaxhues të Dybalas se nëse ai vendos të lë Juventusin, Jose Mourinho e dëshiron atë në Old Trafford.

Askush si Dybala në shekullin XXI në Serie A
Lexo po ashtu Askush si Dybala në shekullin XXI në Serie A

United mori Paul Pogban nga Juventusi katërmbëdhjetë muaj më parë në një rekord të botës, 89 milionë funte apo 105 milionë euro, por kjo shifër u thye nga transferimi 222 milionë eurosh i Neymarit nga Barcelona në Paris Saint-Germain.

Woodward ka një marrëdhënie të ngushtë me menaxherin e përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marotta dhe Unitedi duan të hidhen në sulm edhe pse megjithëse Barcelona gjithashtu ka regjistruar interes në Dybalas dhe që është destinacioni i preferuar i lojtarit.

Dybala: Më vjen mirë të krahasohem me Messin, por vështirë të arrihen nivelet e tij
Lexo po ashtu Dybala: Më vjen mirë të krahasohem me Messin, por vështirë të arrihen nivelet e tij

Marotta pranoi kohët e fundit se do të ishte i pafuqishëm të ndalonte Dybalan nëse ai dëshiron të lëvizë nga Torino – dhe kjo ka paralajmëruar si Barcelonën ashtu edhe Unitedin.

Dybala iu tregoi talentin e tij Barcelonës në një paraqitje në takimin e fundit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Torino në prillin e kaluar, duke shënuar dy herë për t’i eliminuar spanjollët nga gara.

Me paratë ende që nuk janë shpenzuar nga marrëveshja e Neymarit, gjigantët spanjollë mund të përpiqen përsëri për Philippe Coutinho në janar dhe se ka gjasa të përfundojë interesimi në Dybalan, dhe Djajve të Kuq do i mbetej rruga e hapur për transferimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori