LAJMI I FUNDIT:

Mihajllovski kërkon liri për Igor Jug (Foto)

Mihajllovski kërkon liri për Igor Jug (Foto)

Aktori Toni Mihajlovski në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë fotografi me moto në të cilën shkruhet ‘Liri për Igor Jug’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Igor Jug ishte pjesë e grupit që u fut më 27 prill 2017 në Kuvendin e Maqedonisë dhe sulmuan deputetët e LSDM-së, ku ndër ta pësoi edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Protestuesit të dhunshëm nuk i ishte caktuar paraburgim, por deri më tani ishte në arrati.

Jug, në inçizimet e gazetarëve vërehet se më 27 prill ishte i pajisur me armë zjarri, ndërsa sipas agjentit serb Goran Zhivaljeviq, Jug dëshironte ta vriste kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. /Telegrafi/