LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet para përfaqësuesve ndërkombëtarë Plani për rritje ekonomike i Qeverisë së Maqedonisë

Prezantohet para përfaqësuesve ndërkombëtarë Plani për rritje ekonomike i Qeverisë së Maqedonisë

Në një debat publik, Zv.kryeministri i Republikës së Maqedonisë për çështje ekonomike, Koço Angjushev e prezantoi Planin për rritje ekonomike, gjegjësisht një sërë masash ekonomike para përfaqësuesve të ambasadave të huaja dhe institucioneve ndërkombëtare të financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Plani për rritje ekonomike është rezultat i analizave gjithëpërfshirëse. Në të janë zbatuar rekomandime nga dokumentet e Bankës Botërore, Institutit për marrëdhënie ndërkombëtare të Vienës, Akademisë për shkencë dhe art të Maqedonisë por edhe kërkesa të odave ekonomike dhe sektorit afarist”, tha Angjushev.


Zv.kryeministri theksoi se me zbatimin e masave të rekomanduara pret efekte të fuqishme në ekonomi, të cilët do të refklektoheshin në rritje të investimeve të brendshme dhe të huaja, vende të reja të punës, efikasitet më të lartë, prodhim dhe konkurrencë nga kompanitë, rritje e eksportit, që do të ndikojë në bruto-prodhim vendor më të lartë, paga më të larta dhe përmirësim të gjendjes financiare të qytetarëve.

Angjushev para të pranishmëve bëri prezantim detajor dhe interpretim të masave nga Plani për rritje ekonomike, por rikujtoi se Qeveria qëndron e hapur për sugjerime konstruktive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori