Ekonomia e Maqedonisë ka shënuar rënie në gjashtë muajt e parë të vitit, duke rrezikuar futjen e vendit në recesion. Rënia më e madhe është regjistruar në tremujorin e dytë, por rritje negative ka pasur edhe në tremujorin e parë, njofton REL.
Qeveria e Maqedonisë i pranon këto të dhëna, por thuhet se masat që janë ndërmarrë kanë të bëjnë me grumbullimin e më shumë të ardhurave në buxhet.
Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë në një intervistë për mediat nacionale se gjatë kësaj periudhe tremujore të qeverisjes së tij nuk ka pasur reforma tatimore, pasi Qeveria, siç ka thënë ai, është fokusuar në “kthimin e lirisë politike, por edhe të asaj ekonomike në vend”.
Bazuar në të dhënat zyrtare, ekspertët thonë se këtë vit projektimet ekonomike jo që nuk do të realizohen, por gjasat janë që gjendja të mbetet e njëjtë apo edhe të përkeqësohet.
“Kemi një rritje negative prej minus 1.8 për qind në tremujorin e dytë dhe 0.8 për qind në tremujorin e parë. Kjo nënkupton se recesionin e kemi në prag të derës. Sigurisht se duhet të bëhet edhe një rivlerësim për Bruto Prodhimin Vendor pasi që rritja prej 2.2 për qind do të jetë e pamundur”, thotë Nebi Hoxha, drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
“Rrjedhimisht, ne do të ishim të kënaqur për këtë vit nëse arrijmë rritjen prej 0.7 deri në 1 për qind të Bruto Prodhimit Vendor”, thekson Hoxha.
Sipas tij, ulja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimtarisë. Ai thotë se ekonomia vendore edhe më parë ka qenë e pazhvilluar dhe se rezultatet e prezantuara nga qeveria e kaluar nuk kanë qenë reale.
Veç kësaj, sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, rezultatet tregojnë edhe rënie të madhe të investime të huaja në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Shqetësuese janë të dhënat për rënien drastike të investimeve të huaja në masën prej 50 për qind ose nga 199 milionë në 99 milionë euro në gjashtë mujorin e parë të vitit. Kjo është një çështje shqetësuese, andaj vlerësojmë se qeveria duhet t’u qaset seriozisht masave për përmirësimin e gjendjes”, thotë Nebi Hoxha, njohës i çështjeve ekonomike.
Se gjendja ekonomike është e rëndë e thotë edhe Sllobodan Najdovski, analist i çështjeve ekonomike. Sipas tij, rënia ekonomike është pasojë para se gjithash e krizës së rëndë politike, nëpër të cilën ka kaluar Maqedonia tri vitet e fundit.
Ai thotë se nevojitet një analizë e detajuar për të detektuar të gjithë faktorët për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi.
“Duhet të shihet gjatë kësaj periudhe prej disa muajve deri në fund të vitit dhe të bëhet një analizë e detajuar lidhur me ndikimin e një pjesë të transfereve kapitale që janë paraparë në buxhet, të shlyhen detyrimet për investime kapitale lidhur me ndërmarrjet dhe rrugët, si dhe për ndërmarrjet tjera që janë në pronësi të shtetit”.
“Vlerësoj se gjatë kësaj periudhe duhet maksimalisht të stimulohen kompanitë private vendore, që deri në fund të vitit të mund të realizohen projektimet të parapara me rishikimin e buxhetit”, thotë Najdovski.
Dështimet në ndërtimin e autostradave dhe harxhimet në projektet joproduktive si projekti kundërthënës “Shkupi 2014” janë gjithashtu ndër faktorët e rënies ekonomike.
Ekspertët thonë se është e patolerueshme që për shkak të politikës, ekonomia të mos lëvizë para. Ata rekomandojnë masa që të paktën projektet që kanë nisur të vazhdojnë të realizohen, në vend të shfrytëzimit të situatës aktuale për përfitime poenash politikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje në Skenderaj
Deponia e Ohrit në Bukovë dhe deponia në hyrje të Strugës, bomba të kurdisura ekologjike
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City