Chelsea ka gati planin për transferimin e Antoine Griezmann, ku pjesë e marrëveshjes pritet të jetë edhe sulmuesi Diego Costa.
Gjatë kësaj verë “Blutë e Londrës” tentuan të transferonin e sulmuesin e Atletico Madrid. Tratativat vazhduan për javë të tëra, por ishte francezi ai që i dha fund bisedimeve, pasi vendosi që të mos braktiste “Los Colchoneros” deri në përfundim të pezullimit të vendosur nga UEFA për zhvillimin e merkatos.
Menjëherë pas këtij moment rrugët e dy të palëve u ndanë, të paktën për momentin, pasi siç raportojnë mediat britanike transferimi i Griezmann tek Chelsea është ende i mundur.
Për t’ia arritur qëllimit do të përdoret njeriu i cili tekniku Conte nuk e konsideron si pjesë të planeve të tij, Diego Costa.
Në fakt sulmuesi ishte objektivi kryesor për Man.United, ndërkohë që tani janë drejtuesit e klubit londinez që kërkojnë më çdo kusht transferimin e tij. Klauzola e 26-vjeçarit kap shifrën e 100 milionë eurove shumë që mund të reduktohet, pasi do të shfrytëzohet sulmuesi Diego Costa, me këtë të fundit që e ka shprehur hapur dëshirën e tij për tu rikthyer tek Atletico.
Ardhja e Antoine Griezmann tek Chesea mund të realizohet për shumën 75 ose 80 milionë eurove përfshirë edhe sulmuesin me pasaportë spanjolle.
Sidoqoftë për tu arritur akordi duhet marrë parasysh dëshira e lojtarit. Në janar, muaj që përkon dhe me hapjen e merkatos dimërore palët do të takohen për parë mundësitë në arritjen e kësaj marrëveshje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës
Voska Sport pranë historisë, kërkon trofeun e parë të Kupës kundër Tikveshit
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251