LAJMI I FUNDIT:

Domgjoni dhe Gavazaj mund të luajnë për Lirinë në ndeshjen e fundjavës ndaj Prishtinës

Domgjoni dhe Gavazaj mund të luajnë për Lirinë në ndeshjen e fundjavës ndaj Prishtinës

Liria ka arritur që ditë më parë të kryejë gjithë procedurat lidhur me angazhimin e futbollistëve, David Domgjoni e Alush Gavazaj.

Derisa Gavazaj ka arritur te Liria si lojtar i lirë nga Peshkopia, Domgjoni është huazuar nga Tirana deri në përfundim të stinorit 2017/2018, shkruan në njoftimin e klubit në Facebook.


“Shpresojmë që me përvojën e fituar në kampionatin shqiptar të ndihmojmë Lirinë , në arritjen e objektivave”, ka thënë Domgjoni.

Liria merr edhe Domgjonin nga Tirana
Lexo po ashtu Liria merr edhe Domgjonin nga Tirana

Ndërkaq, Gavazaj, i cili ka një përvojë të konsiderueshme po në Shqipëri (ka luajtur te Tirana, Bylysi, Tërbuni dhe Korabi), po ashtu shprehet optimist për angazhimin e tij.

“Besoj që me punën që po bëjmë si dhe me përvojën e arritur në Shqipëri të ndihmoj Lirinë në fitimin e trofeve”, është shprehur ai.

Lidhur me angazhimin e tyre, Bledi Shkëmbi ka thënë: “I njoh që të dy nga klubet shqiptare. Mirëpo, ata duhet të punojnë shumë për të kapur rastin dhe për t’u dëshmuar”.

Që të dy futbollistët janë të licencuar dhe kanë të drejtë loje ndaj Prishtinës, në ndeshjen që zhvillohet të shtunën në Drenas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori