Partitë politike në Maqedoni janë pranë zyrtarizimit të kandidaturave për zgjedhjet lokale të 15 tetorit, në të cilat pritet të zgjidhen drejtuesit e pushteteve vendore në 80 komuna dhe Shkupin, si njësi e veçantë e administrimit lokal, që në përbërjen e tij ka dhjetë komuna urbane.
Nga këto komuna, 16 janë më shumicë shqiptare. Në to, pritet të zhvillohet një garë e fortë elektorale mes partive politike shqiptare, si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë, Dibër, Çair dhe komuna tjera rurale.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), që aktualisht drejton shumicën e këtyre komunave, pritet që të zyrtarizojë edhe për një mandat shumicën e kryetarëve aktual, si Teuta Arifin në Tetovë, Nevzat Bejtën në Gostivar, Fatmir Deharin në Kërçovë, i cili tashmë ka publikuar kandidaturën, por nuk përjashtohet as mundësia e koalicioneve të mundshme me partitë tjera, përfshirë edhe Lidhjen Social Demokrate, me të cilën është në koalicion qeverisës.
“Për momentin ende nuk janë mbyllur bisedimet, pasi afati është deri më 14 shtator. Ka sinjale për bashkëpunim. Po bisedohet dhe ne si parti jemi të hapur për koalicione, për përforcime të indit tonë, ideologjisë sonë, por për të formalizuar gjitha këto bisedime, duhet të presim edhe pak ditë, por parimisht bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv”, thotë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, njofton REL.
Partitë tjera më të mëdha shqiptare, si Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, pritet të jenë konkurrentët më të fortë të BDI-së dhe që të hyjnë në garë sa më të përgatitura, kanë shqyrtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm.
“Në këto zgjedhje do të garojmë individualisht në rrethin e parë, por me mundësi për bashkëpunim në kuadër të degëve që të mund të arrihet ndoshta një bashkëpunim edhe në raundin e parë. Ekziston vullneti i mirë që për raundin e dytë të mbështesim njëri-tjetrin, ndërsa me partitë tjera, deri më tani nuk kemi pasur bisedime konkrete”, thotë Shaban Zendeli nga Lëvizja Besa.
Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, njëherësh ministër i Shëndetësisë, thotë se bashkëpunimi do të jetë i mirëseardhur, para se gjithash mes partive shqiptare, meqë, sipas tij, ende nuk është koha për një gjë të tillë edhe me partitë maqedonase.
“Ne e kemi lënë që për bashkëpunimin në nivelin lokal të vendosin partitë shqiptare. Kjo vlen edhe për bashkëpunimin me Lëvizjen Besa, por edhe me partitë tjera pasi mendojmë se ende është koha kur shqiptarët duhet të prezantohen nga partitë shqiptare, e jo ato maqedonase”, ka deklaruar Taravari.
Por, nga LSDM-ja e cila prezanton konceptin qytetar, thonë se në garë do të hyjnë edhe me kandidatë shqiptarë.
“Si parti shumëetnike ne do të nominojmë kandidatë nga të gjitha bashkësitë etnike. Ne në Haraçinë të Shkupit do të kemi kandidate femër shqiptare për kryetare të Komunës. Bashkëpunim do të kemi edhe me partitë tjera të koalicionit, varësisht konceptit dhe programeve partiake për të mirën e shtetit”.
“Pushteti lokal është shumë i rëndësishëm për jetën e përditshme të qytetarëve, andaj edhe besoj se do të gjejmë partneritetin më të mirë të mundshëm”, ka deklaruar Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së dhe kryeministër i Maqedonisë. Partia e tij në zgjedhjet e fundit parlamentare ka fituar një numër të madh të votave të shqiptarëve.
OBRM-PDUKM-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka zyrtarizuar kandidatët në më shumë komuna. Kjo parti aktualisht udhëheq në mbi 50 komuna, por pas ndërrimit të pushtetit qendror pritet betejë e ashpër me LSDM-në në pushtet. Gara kryesore do të zhvillohet në Shkup, por edhe në qytete tjera më të mëdha si në Kumanovë, Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë e komuna të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Postat e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria – The Guardian sjell detajet
Osmani dhe Ruge flasin për rrugën e Kosovës përpara drejt të ardhmës euroatlantike
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj