LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Kemi lajme të mira

Haliti: Kemi lajme të mira

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka kryer mbledhjen e thirrur sot, pas lajmeve që vijnë nga kampi i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, për shkëputje të AKR-së së Behghet Pacollit dhe vendimit për t’iu bashkuar PAN-it.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së ka thënë se “Qeveria bëhet kur të bëhen votat”.


Ai ka komentuar edhe largimin e AKR-së nga koalicioni LAA duke thënë se është problem i Pacollit nëse bën një marrëveshje me PAN-in ose jo, njofton Klan Kosova.

“Kemi lajme të mira për konstituimin e institucioneve të Kosovës. Shumë shpejt do të keni informata zyrtare”, ka thënë Haliti. /Telegrafi/