I ftuar në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka deklaruar se pavarësisht deklaratave të Lutfi Hazirit se LDK nuk lëviz nga pozicioni politik, ai thotë se Isa Mustafa që do ta dërgojë LDK-në drejt PDK-së. Bahtiri shprehet i bindur se LDK po pret veç zgjedhjet lokale për të marrë një veprim të tillë.
“Unë pyes Lutfi Hazirin se nga çka nuk lëviz LDK? Ju jeni parti politike që qytetarët u kanë votuar për të qeverisur. Për çka nuk lëvizni? Këtë ua tregojë unë. Nuk lëvizni për shkak të zgjedhjeve lokale dhe unë ju garantoj se pas zgjedhjeve lokale, ende para mbarimit, do të shkoni aty ku kanë shkuar edhe më 2014”, thotë Bahtiri.
Ai madje thotë se kreut të LDK-së, Isa Mustafës, po i pëlqen që sa më gjatë të qëndrojë në detyrë, si kryeministër, duke qeverisur ende me PDK-në.
“LDK e di se ne në PAN nuk kemi shkuar veç pse është PDK aty. Atëherë pse Isa Mustafa është ende në qeveri me PDK-në? Ai dëshiron të rri sa më gjatë aty. Pse nuk i hoqi ministrat e PDK-së nga Qeveria? Pse vazhdon me ta?”, shprehet Bahtiri
Duke folur për opsionin e AKR-së për një qeveri gjithëpërfshirëse, Bahtiri ka thënë se edhe Vetëvendosje është për këtë opsion.
“Shikoni, edhe Vetëvendosja nuk është larg opsionit tonë (qeveri gjithëpërfshirëse), por problemi jonë është Isa Mustafa”, tha Bahtiri.
Nënkryetari i AKR-së është pyetur se a ekzistojnë gjasat për një bashkëpunim AKR-PAN. Në këtë çështje ka pranuar se ai ishte bllokues, deri tash.
“Ne do presim deri më 7 shtator dhe pastaj do të shikojmë se çka. Unë veç mund të them se qëndrimi im personal është: asnjëherë, assesi, me asnjë çmim me PAN-in. Por, unë nuk mundem si një njeri të bllokojë në total, siç kam bllokuar deri më tani. Nuk garantoj që nuk mund të ndodh e kundërta. Ne si AKR kemi qenë besnikë ndaj çdo koalicioni që është lidhur. Do të jemi besnik deri në atë shkallë sa njerëzit e kuptojnë kush është fajtor për krejt këtë që po ndodhë. Nuk lihet shteti ne bllokadë totale për teke të dikujt dhe kjo është ajo që ne jemi zhgënjyer nga LDK, pikërisht nga Isa Mustafa. Me të vërtet është për të ardhur keq se si mundet ai të personalizojë gjërat të cilat lidhen direkt me çështjen e Republikës e shtetit me ato private”, ka thënë Agim Bahtiri. /RTV D/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze