LAJMI I FUNDIT:

Fitore të vështira për Nadal dhe Federer

Fitore të vështira për Nadal dhe Federer

Fitore të vështira me përmbysje për Rafael Nadal dhe Roger Federer në raundin e dytë të Us Open.

Dy favoritët e mëdhenj për suksesin final në grand-slamin nju-jorkez vuajtën shumë por në fund ja dolën të kualifikoheshin për më tej. Numri 1 i Botës Rafael Nadal nuk e nisi aspak mirë sfidën ndaj japonezit Taro Daniel që renditet i 121-të në klasifikimin e Atp.

Tenisti nipon e trembi jo pak spanjollin kur fitoi setin e parë me shifrat 6-3, megjithatë Nadal arriti të ndryshonte ritmin e lojës dhe u rikthye fuqishëm në 3 setet pasardhëse të cilat i fitoi me shifrat 6-3 6-2 6-2 dhe gjithë ndeshjen 3-1 për të avancuar në raundin e tretë aty ku do të sfidojë Leonardo Mayer.


Për Nadal misioni për të triumfuar për herë të tretë në karrierë në Flushing Meadows nuk do të jetë aspak i lehtë. Ashtu si në raundin e parë kundër talentit Frances Tiafoe edhe në raundin e dytë, zviceranit Roger Federer iu nevojitën plot 5 sete dhe 3 orë e 11 minuta lojë për të eliminuar rusin Mikhail Youzhny.

Edhe pse bilanci mes tyre përpara kësaj sfide fliste plotësisht në favor të mbretit Roger i cili kishte triumfuar në të 16-ta përballjet që kishin zhvilluar, Youzhny i shpalli luftë nga fillimi deri në fund, numrit 3 të Botës.

Federer fitoi lehtësisht setin e parë 6-1, ndërsa më pas vuajti presionin dhe goditjet fantastike të rusit duke humbur dy setet e tjerë me shifrat 6-7 dhe 4-6.

Gjithsesi eksperienca dhe fakti që di të menaxhojë siç duhet forcat në momentet e vështira bënë që Federer të mos lëshonte më terren duke fituar dy setet e tjera dhe gjithë ndeshjen 3-2.

Në raundin e 3-të kundërshtari i zviceranit do të jetë spanjolli Feliziano Lopez. Fitore të vështira edhe për dy favoritë të tjerë, austriakun Dominic Thiem dhe francezin Gael Monflis të cilët mposhtën respektivisht në 4 dhe 5 sete amerikanët Fritz dhe Young.

Te femrat pas Kontas, Halep dhe Wozniackit u eliminua një tjetër teniste favorite pikërisht rusja Svetlana Kuznetsova e cila u mposht në mënyrë surprizë nga japonezja Kurumi Nara e cila renditet e 116 në Botë. Avancoi më tej ndërkohë, polakja Agnieszka Radëanska që mposhti në 2 sete me shifrat 7-5 6-2, rusen tjetër Putintseva.

Në trend Sport

Më shumë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

La Liga
Kalo në kategori