LAJMI I FUNDIT:

Zvicra shënon fitore të lehtë, vazhdon e vetme në krye të Grupit B (Video)

Zvicra shënon fitore të lehtë, vazhdon e vetme në krye të Grupit B (Video)

Përfaqësuesja e Zvicrës ka vazhduar me fitore për kualifikimet e kampionatit botëror ‘Rusi 2018’.

‘Helvetikët’ kanë triumfuar pa problem ndaj Andorrës në shtëpi me rezultat të thellë 3-0.

Zviceranët dominuan nga fillimi i ndeshjes, ndërsa dy minuta para fundit të pjesës së parë shënuan golin e parë në këtë sfidë.

Ishte super ylli kosovar, Xherdan Shaqiri që asistoi bukur për Haris Seferovic që shënoi për 1-0.

Edhe golin e dytë për Zvicrën e shënoi Seferovic pasi kishin kaluar 63 minuta lojë.

Ndërkohë katër minuta më vonë, kapiteni Stephan Lichtsteiner trefishoi epërsinë e zviceranëve pas asistimit nga Remo Freuler.

Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Granit Xhaka ishin titullar te Zvicra, ndërsa Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili nuk kishin minuta në këtë sfidë.

Pas shtatë ndeshjeve në Grupin B, zviceranët prinë të vetëm me 24 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Kp6Ayh9pI4s

https://www.youtube.com/watch?v=6caF_xHcgqQ

https://www.youtube.com/watch?v=ChL6LpX0C_c