LAJMI I FUNDIT:

Andin Hoti: Albin Kurti kishte ikur nga flamuri kombëtar kur duhej ta mbronte

Andin Hoti: Albin Kurti kishte ikur nga flamuri kombëtar kur duhej ta mbronte

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti tha të enjten se flamuri kombëtar është simboli më i shenjtë i historisë sonë të lavdishme dhe sipas tij nuk është e lavdishme që ai të përdoret si kartëmonedhë politike.

Djali i Ukshin Hotit, tha se Albin Kurti kishte ikur nga flamuri kombëtar kur duhej ta mbronte.


Lexoni të plotë postimin e Andin Hotit:

“ABUZIMI ME FLAMURIN KUQ E ZI

Flamuri kombëtar është simboli më i shenjtë i historisë tonë të lavdishme dhe nuk është e lavdishme që ai të përdoret si kartëmonedhë politike.

Albin Kurti e ka trajtuar gjithmonë si të tillë flamurin, duke manipuluar me ndjenjat e qytetarëve.

Flamuri mbrohet deri në flijim kur është në rrezik, kurse në liri dashuria dhe respekti për të manifestohet me angazhim dhe përkushtim ndaj interesave të vendit.

Albin Kurti kishte ikur nga flamuri kombëtar kur duhej ta mbronte atë, ndërsa tani e mban në xhep për ta përdorur sa herë t’i duhet për kalkulimet e tij politike.

Albin Kurti kishte refuzuar të merrte armën për ta mbrojtur vendin dhe flamurin, ndërsa sot krekoset paturpësisht, duke keqpërdorur procesin politik nëpër të cilin po kalojmë.

Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe të zgjedhurit e popullit, sidomos ata që po e keqpërdorin flamurin kombëtar për spektakël mediatik, duhet ta dinë se Republika e Kosovës nuk është themeluar për inat të të tjerëve, siç ka thënë Babai im”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori