LAJMI I FUNDIT:

Familja i shkruan letër prekëse Agim Bahtirit, i kërkon të rikandoj për kryetar të Mitrovicës

Familja i shkruan letër prekëse Agim Bahtirit, i kërkon të rikandoj për kryetar të Mitrovicës

Pas raportimeve të sotme se Agim Bahtiri mund të mos kandidoj për kryetar të komunës së Mitrovicës në zgjedhjet e 22 tetorit, familja e tij i ka bërë një apel publik, duke i kërkuar që të rikandidoj.

Djali i tij, Valoni, i cili është drejtor i kompanisë Hirano Mushrooms, e ka publikuar një shkrim prekës duke i kujtuar momente të rëndësishme familje në të cilat Agim Bahtiri ka munguar.


Megjithatë, Valoni në emër të familjes i kërkon babait të tij që të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës, shkruan Veriu.info.

Ja postimi i plotë i djalit të Agim Bahtirit:

Po shoh që disa media kanë shkruar se babai im, që është kryetar i Mitrovicës, është dorëzuar. Por siç po shihet sot u dorëzua, ai që i humbi zgjedhet katër vite më parë, e dorëzimi nuk vlen për Agim Bahtirin.

Kur jemi në përfundim të katër vjetshit të parë të qeverisjes së tij, po shihet qartazi puna e tij e sinqert dhe e madhe në fytyrat e njerëzve të Mitrovicës. Ndihem krenar që këtë ndryshim pozitiv në këto vite e ka bërë babai im, me përkrahjen e mitrovicasve.

Ne si familje e ndijmë për çdo ditë mungesën e tij, por ai do të ketë mbështetjen tonë të plotë që t’iu përgjigjet pozitivisht mijëra kërkesave të qytetarëve të Mitrovicës.

I dashur Baba,
Edhe pse përgjatë këtyre katër viteve të kanë lindur nipa e mbesa, ardhjen e të cilëve në jetë nuk ke mundur ta përjetosh nga afër, sikurse që nipat dhe mbesat tjerë tashmë janë rritur shumë, ne do të bëjmë prapë një sakrificë për hir të qytetarëve të Mitrovicës. E gjithë familja të japim mbështetjen e plotë për të qeverisur Mitrovicën edhe në katër vitet e ardhshme, edhe pse do të na mungosh shumë.

Përzemërsisht,

Në emër të familjes,
Biri yt, Valoni!

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori