LAJMI I FUNDIT:

Paraqitje fantastike e Kosovës, vazhdon në kualifikimet për Kampionatin Botëror (Foto)

Paraqitje fantastike e Kosovës, vazhdon në kualifikimet për Kampionatin Botëror (Foto)

Kosova e ka mposhtur Estoninë në ndeshjen e fundit parakualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Kina 2019’ (75-69) dhe do të përfshihet në kualifikimet për këtë garë të madhe të basketbollit botëror.

Përfaqësuesja e jonë e nisi mirë çerekun e parë të lojës, me angazhim të të gjithë lojtarëve dhe ia doli që ta mbyllte me avantazh.


Pas dhjetëminutëshit të parë, epërsia e skuadrës nikoqire ishte dy pikë më shumë (24:22).

Përpjekjet e vendasve vazhduan edhe në çerekun e dytë, megjithëse pati një rënie të ritmit të lojës dhe këtë gjë e shfrytëzuan mysafirët.

Estonia ia doli që të kalonte për herë të parë në epërsi, ndërkohë që basketbollistët tanë patën një ngecje në këtë periudhë.

Në këtë mënyrë, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll shkoi në pushim me disavantazh prej tri pikësh (35:38).

Edhe pse gjatë çerekut të tretë, skuadra jonë kishte vështirësi që të arrinte te pikët e nevojshme, Dardan Berisha pati një moment shumë efektiv duke bërë që Kosova ta përmbyste rezultatin dhe të kalonte në epërsi.

Në fund të dhjetëminutëshit të tretë, përfaqësuesja nikoqire kishte epërsi prej dy pikësh (54:52). Kështu që gjithçka u vendos në pjesëlojën e fundit.

Çereku i katërt dhuroi një luftë të madhe ndërmjet të dyja skuadrave. Basketbollistët tanë që e kërkonin me ngulm fitoren, ndërkohë që as estonezët nuk lëshonin pe.

Një lojë fantastike e basketbollistëve të Kosovës në çastet e fundit të ndeshjes dhuruan spektakël dhe emocion te publiku në sallë dhe ata që e shikonin ndeshjen përmes ekranit.

Dhe loja e bukur ia siguroi Kosovës pjesëmarrjen në kualifikimet për Kampionatin Botëror, ‘Kina 2019’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori