Elita e futbollit kosovar është rikthyer me fitoren e kampionit në fuqi Trepçës ’89 ndaj Flamurtarit.
Ndërkohë ditën e sotme (e shtune) do të zhvillohen dy ndeshje tjera mjaftë interesante.
Ish-kampionët e Kosovës, Feronikeli do të mirëpres në Drenas debutuesit në elitë, Vllazninë e Pozhoranit.
Mesfushori qendror i Feronikelit, Burim Qorri ka deklaruar për Telegrafin se synimi i tyre mbetet fitorja, por gjithmonë duke e respektuar kundërshtarin.
“Faza përgatitore ka shkuar mjaftë mirë duke punuar intensivisht sipas planit të trajnerit dhe mendoj se gjithçka është përmbushur me sukses”.
“Tani jemi të gatshëm për ndeshjen e parë në kampionat dhe në përgjithësi për këtë vit”, deklaroi Qorri për Telegrafin.
“E respektojmë maksimalisht kundërshtarin tonë Vllazninë e cila ka bërë shumë transferime dhe ka një trajner të mirë”.
Ai tregon edhe synimin e ‘Niklit’ që është të triumfojë në ndeshjen e parë.
“Do të futemi në këtë takim nga fillimi për të vetmin qëllim që është fitorja dhe shpresojmë që do t’ia arrijmë një gjëje të tillë edhe me lojë të bukur për t’i kënaqur tifozët tanë”, u shpreh Qorri.
Ndërkohë skuadra debutuese në elitë, Vllaznia e Pozhoranit ka përforcuar radhët e veta me trajnerin Bekim Isufi si dhe me 12 futbollistë.
Sulmuesi i talentuar i pozhoranasve njëherit edhe transferimi i parë i tyre, Alban Rexhepi është shprehur për Telegrafin se do të udhëtojnë drejt Drenasit për një rezultat pozitiv.
“Ne jemi debutues në elitë dhe sigurisht që skuadrat tjera do të na marrin si skuadër e lehtë por do të gabohen me këtë”.
“Trajneri na ka përgatitur mjaftë mirë në fazën përgatitore dhe jemi të gatshëm për këtë edicion të garave”.
“Thuajse 90% e lojtarëve të Vllaznisë kemi përvojë në elitë dhe mendoj se do të jemi befasi e këtij kampionati”, shprehet Rexhepi për Telegrafin.
Sa i përket ndeshjes ndaj ish-kampionëve të Kosovës, Rexhepi thotë se kanë respekt por jo edhe frikë.
“Feronikelin e respektojmë si ish-kampion i Kosovës, por ne do të udhëtojmë për të zhvilluar lojën tonë dhe shpresojmë që të dalim të pamposhtur nga Drenasi”, deklaroi Rexhepi.
Në ndeshjen tjetër të ditës së shtunë, finalisti i Kupës së Kosovës, Llapi do të jetë nikoqire e Drenicës.
Llapjanët e përforcuar me lojtarë cilësorë si Mentor Zhdrella, Leart Emini, Besnik Krasniqi si dhe me talentin e jashtëzakonshëm Mirlind Daku do të tentojnë përsëri daljen në Evropë nëpërmjet kampionatit ose Kupës së Kosovës.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City