LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Nuk kemi kohë për të humbur, Qeveria të formohet shpejt

Bahtiri: Nuk kemi kohë për të humbur, Qeveria të formohet shpejt

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re dhe njëherësh kryetar i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se Kosova ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë.

Bahtiri thotë se kjo bllokadë institucionale është e patolerueshme, duke  thënë se beson që Qeveria do të formohet shumë shpejt.

Postimi i Agim Bahtirit në Facebook:


“Kosova po kalon nëpër procese shumë të rëndësishme, ku vetëm javët e fundit kemi humbur dhjetra miliona euro nga bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu edhe procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur, duke mbetur Kosova vendi më i izoluar në Evropë.

Kjo bllokadë institucionale është e patolerueshme. Prandaj nuk kemi kohë për të humbur dhe besoj se Qeveria do të formohet shumë shpejt” , ka shkruar Bahtiri. /Telegrafi/