Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), investimet e huaja direkte janë bërë përcaktuese për ecurinë e ekonomisë shqiptare.
Në vitin 2016, investimet e huaja në Shqipëri ishin 1 miliard e 124 milionë dollarë. Kjo do të thotë se, një në çdo 3 lekë që investohet në ekonominë shqiptare, tashmë vjen nga jashtë.
Sipas seksionit të tregtisë dhe zhvillimit në OKB, kjo është një nga normat më të larta në vendet e rajonit. Në Bosnje, kapitali i huaj financon vetëm 10 për qind të investimeve totale në ekonomi; në Bullgari 7.8 për qind, ndërsa mesatarja e Europës Juglindore është 26.3 për qind.
Ndikimi i investimeve të huaja në ekonominë shqiptare është rritur sidomos në 5 vitet e fundit. Sipas INSTAT-it, në vitet 2015-2016 investimet, veçanërisht projektet e mëdha me kapital të huaj, si gazsjellësi transadriatik dhe kaskada e Devollit, ishin burimi kryesor i rritjes ekonomike.
Por, shqetësimi më i madh i ekspertëve është se çfarë ndodh pas përfundimit të këtyre dy projekteve. Pak ditë më parë, “Moody’s” paralajmëroi se investimet e huaja në Shqipëri mund të ulen gjatë viteve në vijim, nëse vendi nuk do të forcojë institucionet dhe klimën e biznesit.
Sipas “Moody’s”, kjo do të bënte të mundur diversifikimin e investimeve nga jashtë, veçanërisht në fushat me potencial të madh, si energjia, turizmi, por edhe bujqësia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?