LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ronaldo dënohet me pesë ndeshje mos-lojë

Zyrtare: Ronaldo dënohet me pesë ndeshje mos-lojë

Cristiano Ronaldo është dënuar edhe zyrtarisht nga drejtuesit e federatës spanjolle të futbollit, pas shtyrjes që ia bëri gjyqtarit pas ndëshkimit me karton të kuq.  

Ylli i Real Madridit është ndëshkuar me kartonin e tij të dytë të verdhë dhe pastaj me të kuqin në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës së fituar ndaj Barcelonës me rezultat 3-1.

Momenti kur Ronaldo e shtyu gjyqtarin, pasi e përjashtoi me karton të kuq (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur Ronaldo e shtyu gjyqtarin, pasi e përjashtoi me karton të kuq (Video)

Pas ndëshkimit me kartonë të kuq, portugezi i revoltuar e shtyu gjyqtarin duke bërë sjellje të pahijshme.

Mediat pas kësaj raportuan se ylli i Realit do mund të dënohet 4-12 ndeshje mos-lojë shkaku i dhunës së tepruar ndaj gjyqtarit.

E shtyu gjyqtarin pas kartonit të kuq, Ronaldo mund të dënohet 12 ndeshje
Lexo po ashtu E shtyu gjyqtarin pas kartonit të kuq, Ronaldo mund të dënohet 12 ndeshje

Megjithatë, tani ka ardhur vendimi i drejtuesve të La Ligas, të cilët kanë zyrtarizuar dënimin prej pesë ndeshjeve për Ronaldon.

Një ndeshje vjen shkaku i kartonit të kuq, ndërsa katër tjera për shtyrjen e gjyqtarit.

Ronaldo do të mungoj në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, atë në udhëtim te Deportivo la Coruna, në shtëpi ndaj Valencias dhe Levantes dhe përsëri në udhëtim te Real Sociedadi.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Ndeshja u ndërprere katër herë për shkak të ndërhyrjes së tifozëve - Ronaldo ia plotësoi dëshirën një tifozi të vogël

Përfaqësueset
Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Trajnerët italianë po dominojnë në Euro 2024 - shkolla e tyre është arsyeja se pse

Përfaqësueset
Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Spalletti e zuri duke luajtur 'PlayStation', ylli i Italisë largohet nga formacioni startues për ndeshjen me Kroacinë

Ndërkombëtare
Konfirmohet largimi i Nachos nga Real Madridi – zbulohet klubi i tij i ardhshëm

Konfirmohet largimi i Nachos nga Real Madridi – zbulohet klubi i tij i ardhshëm

La Liga
Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Robin Hranac, lojtari më pafat deri tani në Euro 2024

Përfaqësueset
Artikulli i UEFA-s për stadiumin “Air Albania”: Investimi gjigant që ka transformuar infrastrukturën sportive në Shqipëri

Artikulli i UEFA-s për stadiumin “Air Albania”: Investimi gjigant që ka transformuar infrastrukturën sportive në Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori