LAJMI I FUNDIT:

UBT lidh marrëveshje me Universitetin e Hungarisë për avancimin e studentëve në fushën e mjekësisë

UBT lidh marrëveshje me Universitetin e Hungarisë për avancimin e studentëve në fushën e mjekësisë

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Debrecen” në Hungari, respektivisht me Fakultetin e Mjekësisë dhe Shkencave Mjekësore.

Marrëveshja është në interes për dyja institucionet, të cilat do të bashkëpunojnë në fusha përkatëse si dhe ka për qëllim promovimin e fushës së edukimit dhe hulumtimit akademik.


Objektivat kryesore të marrëveshjes janë zhvillimi i projekteve të përbashkëta, realizimi i kompetencave dhe kualitetit në sektorët e mjekësisë dhe shëndetësisë në Kosovë, përmes shfrytëzimin të praktikave më të mira të sektorit të mjekësisë.

Po ashtu, përveç bashkëpunimit në programet akademike, marrëveshja parasheh edhe themelimin e programeve të reja të studimit në UBT. Programet do të bazohen në kurikulat e akredituara dhe me materiale që studiohen edhe Universitetin “Debrecen” në Hungari.

Gjithashtu, në kuadër të marrëveshjes do të ketë edhe shkëmbim të stafit akademik si dhe të studentëve, njëherësh në mënyrë reciproke do të zhvillohen vizita studimore. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori